Fillon Etapa e Dytë e ‘Giro d’Italia’, Rama valëvit flamurin e nisjes

Giro d’Italia’ vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të këtij eventi. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka bërë edhe valëvitjen e flamurit për nisjen e çiklistit të parë.

Duke nisur nga ora 13:24 çiklistët do përshkruajnë 13.7 kilometrat e një gare kronometri e cila është e gjitha në rrugët e qytetit, me një malore në Sauk.

Terreni – Etapa e dytë e ‘Giro d’Italia’, një garë kohore tërësisht urbane që zhvillohet përgjatë rrugëve të gjera të Tiranës të lidhura me kthesa U. Në pjesën qendrore, një ngjitje e shkurtër për në Sauk klasifikohet si ‘ngjitje malore’ (matja e ndërmjetme ndodhet në të njëjtin pozicion). 2 km e fundit që përkojnë me etapën e ditës së mëparshme. 3 km e fundit e sheshtë. 500 metrat e fundit janë të drejta dhe krejtësisht të sheshta mbi asfalt me ​​gjerësi 8 metra.

Itinerari – Gara nis nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:55, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 është parashikuar të përfundojë xhiroja.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com