Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka premtuar se do t’i sjellë “liri Ukrainës dhe qytetarëve në Krime”. Ai u zotua se flamuri ukrainas do të valëvitet “aty ku supozohet të jetë” në të gjitha pjesët e okupuara aktualisht të Ukrainës.
Në një fjalim për hapjen e një konference ndërkombëtare për Krimenë, udhëheqësi ukrainas tha se Kievi do të rivendoste sundimin ukrainas mbi rajonin e aneksuar nga Rusia.
“Për të kapërcyer terrorin, është e nevojshme të fitojmë në luftën kundër agresionit rus. Është e nevojshme të çlirohet Krimea. Ky do të jetë ringjallja e ligjit dhe rendit botëror.
Prandaj, ne duhet të çlirojmë edhe Krimenë nga okupimi. Filloi në Krime dhe do të përfundojë në Krime”, tha Zelensky.
Në një fjalim të veçantë sot për të shënuar ditën e flamurit kombëtar të Ukrainës dhe në prag të ditës së pavarësisë së vendit, Zelensky u zotua se flamuri ukrainas do të valëvitet në të gjitha pjesët e okupuara aktualisht të Ukrainës.
“Flamuri blu dhe i verdhë do të valëvitet sërish në shtëpinë e tij, ku supozohet të jetë, në të gjitha qytetet dhe fshatrat e okupuara përkohësisht të Ukrainës”, tha ai.
g.kosovari