• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fillimi i ri? Andrea Nahles femra e parë në krye të SPD

by Java News
22/04/2018 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andrea Nahles është femra e parë që në historinë 153-vjeçare zgjodh kryetare e Partisë Socialdemokrate (SPD). Por Andrea Nahles fitoi vetëm 66,35% të votave.

Pas rezultateve më të dobëta në historinë e Partisë Socialdemokrate, që nga viti 1933, kryetari i mëparshëm i SPD Martin Schulz ishte nën presion të partisë de opinionit. Fillimisht vendosi të mos futet në koalicion me CDU/CSU dhe kancelaren Merkel.

Por më vonë udhëhoqi negociatat me Merkelin dhe vendosi të marrë postin e ministrit të Jashtëm. Ndërsa nga kreu i partisë u tërhoq dhe propozoi Andrea Nahlesin si pasardhëse.

Por vetëm disa ditë pas këtij vendimi, në janar, Schulz u detyrua të tërhiqet edhe nga kandidatura për postin e ministrit të Jashtëm. Ndaj Andrea Nahles ishte jozyrtarish drejtuese e SPD, ndonëse jo edhe kryetare. Në kongresin e zhvilluar në Wisbaden, ajo edhe zyrtariht mori këtë post.

Kryetarja e re e SPD Andrea Nahles fitoi vetëm 66,35% të votave, që është shumë më pak se ish-kryetari Schulz i cili në fillim të vitit të kaluar kishte fituar gati të gjitha votat e Kongresit. 47-vjeçarja Nahles fitoi në konkurrencë me kandidaten Simone Lan

Kush është Andrea Nahles?

Andrea Nahles ka qenë në përbërjen e kaluar të Bundestagut drejtuese e grupit parlamentar në Bundestagun gjerman dhe njihet si një politikane e fuqishme, me vendime të prera.

Në kohën e negociatave për koalicionin e tanishëm me partitë e Unionit, pas dështimit të negociatave me liberalët dhe ekologjistët, Nahles është dëshmuar si një negociatore shumë e fuqishme dhe e prerë ndaj kancelares Merkel.

Pas tërheqjes së Schulzit në janar të këtij viti, ajo ishte në fakt drejtuesja e SPD, por kryetare zyrtare u zgjodh tani.

Nahles ishte edhe hallka kryesore e cila ka bindur anëtarët e SPD që të votojnë për futjen në koalicionin e tanishëm.

Nahles apelon gjithmonë tek SPD që të jenë të vetëdijshëm dhe të mbrojnë me ngulm qëndrimet e tyre.

Socialdemokrate me bindje

Andrea Nahles ka lindur me 1970 në Eife, në një familje punëtorësh. Babai i saj ishte murator.

Ajo është e njohur kaherë si një mbështetëse e krahut të majtë në parti. Me 1995 ajo është zgjedhur kryetare e rinisë socialdemokrate dhe në atë kohë ishte shumë më e afërt me qëndrimet e Oskar Lafontaine sesa të ish-kancelarit Gerhard Schröder, i cili në këtë post është zgjedhur në vitin 1998.

Në vitin 2009 Nahles është zgjedhur anëtare e kryesisë dhe sekretare e përgjithshme e SPD. Me 2013 mori postin e ministres për Punë dhe çështje Sociale.

Për punën e saj respektohej nga të gjithë në parti, por edhe tek partitë e Unioniot shumë shpejt fitoi bindjen e një politika të besueshme.

Fillimi i ri?

Pas rezultateve shumë të dobëta në zgjedhjet e fundit, Nahles tani duhet të organizojë një fillim të ri të partisë.

Pjesë e këtij riorientimi mund të jetë edhe zhvendosja e partisë në të majtë, që mund të jetë vendimtare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen më së largu në vitin 2021.

Në pyetjen pas përfundimit të gjimnazit se çfarë do të bëhet, ajo është përgjigjur: “Amvise ose kancelare!”(dw)

Next Post
Kina dhe Rruga e Re e Mëndafshit, një grackë borxhesh?

Kina dhe Rruga e Re e Mëndafshit, një grackë borxhesh?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In