• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fillimi i pranverës jep shpresa për uljen e virulencës”/ DW: Situata në Shqipëri, e rënduar. Shpresa tek vaksinat

by Java News
02/03/2021 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohën kur Shqipëria shënon rritje të numrit të viktimave nga virusi, në Tiranë mbërritën 15. 210 vaksina të BioNTech&Pfizer. Autoritetet theksojnë, se situata është e rënduar, por nën kontroll.

Të hënën në orët e mbrëmjes, (01.03) në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në  Tiranë, mbërritën 15.210 vaksina BioNTech & Pfizer, kjo në vijim të marrëveshjes së drejtpërdrejtë prej 500.000 dozash mes Shqipërisë dhe kësaj kompanie.

Deri tani nga kjo marrëveshje në Shqipëri kanë mbërritur 22. 230 doza vaksine anti-Covid.

Procesi i vaksinimit të popullsisë filloi në mes të janarit të kaluar me ekipet e mjekëve dhe infermierëve në spitalet anti-Covid, ato në shërbimet e urgjencës dhe po vijon sipas strategjisë së autoriteteve shëndetësore me segmentet e moshura të popullsisë.

Kryeministri Edi Rama, që priti në aeroport sasinë e sapombërritur të vaksinave, njoftoi ardhjen së shpejti të dërgesave të tjera.

“Nga BioNTech%Pfizer mbërrijnë në Prill, 30 mijë doza të tjera . Kemi të konfirmuara ndërkohë 4 mijë dozat e para nga Covax për të mundësuar vaksinimin intensiv të popullsisë dhe thyer zinxhirin e infektimit”, u shpreh kryeministri Rama.

Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik bënë me dije për DW, se Shqipëria ka nënshkruar me COVAX, një marrëveshje për 1.114.000 ( një milionë e njëqind e katërmbëdhjetë mijë) doza vaksinash, të parapaguara me me një fond prej 3,9 milionë dollarë.

Përtej marrëveshjeve direkte me BioNTech & Phiser dhe COVAX Shqipëria ka arritur edhe marrëveshje dy palëshe me prodhues të tjerë të vaksinave anti-Covid -19, që kanë kaluar filtrin e rregullatorëve striktë si Food and Drug Administration,( FDA) dhe European Medicine Agency, (EMA)

Autoritetet shëndetësore: Situatë e rënduar, por nën kontroll

Mbërritja të hënën e 15. 210 vaksinave anti-Covid përkon në kohë me një rëndim të situatës së epidemisë në Shqipëri, të karakterizuar nga prekja e moshave të reja. Muaji shkurt u mbyll me një numër rekord infektimesh të reja dhe viktimash që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar.

Gjatë shkurtit humbën jetën 423 persona duke e ꞔuar numrin total të viktimave në 1. 816, shifër kjo e konsidetueshme për popullsinë prej 2.8 milion banorësh të Shqipërisë. Grafiku i rritjes së numrit të viktimave në 24 orë ka vazhduar edhe në ditën e parë të muajit mars, ku humbën jetën 20 persona të moshës nga 48-85 vjeç.

Sipas autoriteteve shëndetësore  56% e numrit total të infektimeve i përkasin moshës nën 50 vjeç, nga  të cilat 19 % grupmoshës 30 deri 39 vjeç. Mes viktimave në muajin shkurt ka patur edhe persona nën moshën 18 vjeç, vatrat e nxehta, të cilësuara “të kuqe”, janë zgjeruar duke përfshirë përveç Tiranës edhe Fierin, Durrësin, Vlorën, Shkodrën, Lezhën, Gjirokastrën, Elbasanin dhe Korçën.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në të gjithë vendin ka raste pozitive. Në Shqipëri rezultojnë rreth 108 mijë raste pozitive, ndër të cilat rreth 36 mijë janë aktive.

Situata në spitalet anti-Covid në Tiranë dhe ato rajonale paraqitet e rënduar. Autoritetet shëndetësore pohojnë se ka një shtim të konsiderueshëm pacientësh  që kanë arritur mbi 660 vetë, ndër të cilët 43 janë në terapi intensive dhe 11 të intubuar.

Megjithë grafikun në rritje të rasteve të reja pozitive dhe të viktimave në 24 orë, autoritetet shëndetësore e konsiderojnë situatën nën kontroll. Një takim i paralajmëruar për të hënën, (1.03) i Komitetit Teknik të Ekspertëve  nuk u zhvillua.

Sipas autoriteteve shëndetësore masat e deritanishme kufizuese kanë dhënë rezultate pozitive pasi të dhënat e sipër përmendura konsiderohen në kufijtë ekstremë të normës dhe situata është ende e përballueshme. Fillimi i pranverës jep shpresa për uljen e virulencës pasi moti pritet të ngrohet, arsyetojnë autoritetet.

BG Fun facts | Etehem Bey Moschee

Por shqetësimi për kohë të vështira mbetet i pranishëm. Autoritetet shëndetësore paralajmëroijnë që nëse nuk arrihet imunizimi masiv i popullsisë deri në vjeshtën e këtij viti përmes intensifikimit të vaksinimit, masat kufizuese, që pritet të zbuten në muajt e pranverës dhe të verës do të rivendosen.

Synimi është thyerja dhe rënia drastike e zinxhirit të infektimeve të reja për të krijuar kushtet që Shqipëria të jetë e hapur gjatë sezonit turistik verë 2021. /DW

g.kosovari

Next Post
‘Ditë për ditë them o zot ishalla e merr Luli’/ Basha takohet me banorët në Tiranë, qytetarja: Ky vampiri po na i thith gjakun

‘Ditë për ditë them o zot ishalla e merr Luli’/ Basha takohet me banorët në Tiranë, qytetarja: Ky vampiri po na i thith gjakun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com