• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fillim i ri për Abenë, pas fitores së ndjeshme të legjislativeve

by A R
23/10/2017 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Miwa Suzuki dhe Ursula Hyzy

Kryeministri konservator japonez, Shinzo Abe arriti sot një fitore të ndjeshme në legjislativet e parakohshme, në përfundim të të cilave ai është angazhuar menjëherë të veprojë me vendosmëri përballë kërcënimeve të Koresë së Veriut, që sunduan edhe fushatën elektorale.

Koalicioni i krijuar nga Partia Liberaldemorakte (PLD, e djathtë) e Abesë dhe partia Komeito (qendër e djathtë) pritet të marrë të paktën 312 nga 465 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit, ose një maxhorancë që arrin dy të tretat, sipas vlerësimeve gati përfundimtare të dhëna sot nga kanali publik NHK.

Kjo maxhorancë e arritur në të dyja dhomat i mundëson atij të zhvillojë një referendum ku propozohet rishikimi i Kushtetutës paqësore, të diktuar në vitin 1947 nga SHBA-ja pas dorëzimit të Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe ku neni 9 mishëron heqjen dorë përgjithmon nga lufta.

Falë fitores së tij, Abe gjendet i legjitimuar edhe në vendosmërinë e tij përballë Koresë së Veriut, si dhe mbështetjes së pozicionit të aleatit amerikan që konsiston në mbajtjen hapur të të gjitha mundësive, përfshirë edhe atë ushtarake kundër Phenianit.

Ndryshimi i Kushtetutës

Në pushtet që prej fundit të vitit 2012, Abe, 63 vjeç, mund të qëndrojë në krye të Japonisë deri në vitin 2021 dhe të arrijë rekordin e jetëgjatësisë si kryeministër.

Skandalet e ndryshme që preknin pjestarë të qeverisë detyruan Abenë të zhvillonte zgjedhje të parakohshme, duke përfituar njëkohësisht edhe nga një opozitë e copëtuar. Media cilësonte sot në mëngjes këtë dobësi të kundërshtarëve të tij si arsyen e kësaj fitoreje.

I ndërgjegjshëm për këtë situatë, Abe u shfaq dje në mbrëmje me modesti dhe  kujdes, duke u shprehur se i shikon sfidat e fitores me ultësi.

Për sa i përket rishikimit të Kushtetutës, dëshirë e madhe e nacionalistëve japonezë që mbështesin Abenë, ai nuk u tregua i nxituar dje në mbrëmje, duke treguar dëshirën për të arritur një konsensus sa më të gjerë të jetë e mundur.

“Nuk parashikoj të propozoj një amendament vetëm me koalicionin në pushtet. Ne do të përpiqemi të kemi mbështetjen më të madhe që është e mundur”, tha ai.

“Abe dëshiron të ketë një amendament të Kushtetutës dhe ne e dimë që ai është ideologjikisht i djathtë, por është gjithashtu pragmatik dhe duket se ky pragmatizëm do ta pengojë që të mëshojë shumë mbi këtë çështje”, vlerësoi Gerald Curtis, profesor i shkencave politike në Universitetin Kolumbia në Nju Jork.

Dështim i guvernatores Koike

Partia e Shpresës, e krijuar pak para zgjedhjeve dhe e drejtuar nga guvernatorja karizmatike e Tokios, Yuriko Koike, pritet të arrijë 49 deputetë, sipas NHK-së. Ndërsa formacioni tjetër opozitar, Partia Demokratike Kushtetuese ka arritur 54 vende në Parlament.

“Arsyet e hymbjes do të shqyrtohen më në thellësi, por duhet të kërkoj falje përballë votuesve nëse fjalët dhe sjellia ime i ka mërzitur. Duhet të pranoj se edhe araoganca ime është për t’u kritikuar”, deklaroi Koike dje nga Parisi ku gjendej në kuadër të një mbledhje ndërkombëtare të kryebashkiakëve të angazhuar në luftën kundër ndoties.

Kjo grua e djathtë, 65 vjeç, një ish-yll i televizionit, ish-ministre e Abesë si dhe nacionaliste, u përball me një rënie të popullaritetit kur vendosi të mos prezantohet si kandidate në Parlament, në një vend ku Kushtetuta imponon që kryeministri duhet të zgjidhet nga deputetët ose senatorët. /b.d

Next Post
“Qytetari dixhital” i Bashës një hap para atij të Berishës, zbulon “provën e re”…

Basha: Hetimet do të zbulojnë edhe eksponentë të tjerë përveç Tahirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

October 24, 2026
Kompanitë shqiptare, në shitje? Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e shoqërive

Kompanitë shqiptare, në shitje? Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e shoqërive

October 24, 2026
Momenti kur dy avionë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjes në Filipine, humbin jetën 4 pilotë (VIDEO)

Momenti kur dy avionë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjes në Filipine, humbin jetën 4 pilotë (VIDEO)

October 24, 2026
Asani sërish “shahu” i Iranit, lojtari kuqezi shënon gol dhe bëhet protagonist në kampionat!

Asani sërish “shahu” i Iranit, lojtari kuqezi shënon gol dhe bëhet protagonist në kampionat!

October 24, 2026
Protestuesit i refuzojnë përsëri dialogun e Ramës, ia “përmbysin sofrën” dhe grisin ftesat mbi tavolinën e gurit para Kryeministrisë!

Protestuesit i refuzojnë përsëri dialogun e Ramës, ia “përmbysin sofrën” dhe grisin ftesat mbi tavolinën e gurit para Kryeministrisë!

October 24, 2026
Nga lokalet e natës te shtëpitë publike, goditet organizata kriminale shqiptare në Londër! 10 të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë (DETAJET)

Nga lokalet e natës te shtëpitë publike, goditet organizata kriminale shqiptare në Londër! 10 të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë (DETAJET)

October 24, 2026
“Qori, Lapaj dhe Shehaj janë pjesë e Antifa”- Beqiri: Protestë antishqiptare, s’duan integrimin! “Grupi i zjarrit” i Saliut, nga Maqedonia e Veriut…

“Qori, Lapaj dhe Shehaj janë pjesë e Antifa”- Beqiri: Protestë antishqiptare, s’duan integrimin! “Grupi i zjarrit” i Saliut, nga Maqedonia e Veriut…

October 24, 2026
Protesta në Tiranë, militantët e PD nga qarqet Vlorë dhe Korçë nisen drejt kryeqytetit!

Protesta në Tiranë, militantët e PD nga qarqet Vlorë dhe Korçë nisen drejt kryeqytetit!

October 24, 2026
Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

Irani i mbyll Gjirin Persik SHBA-së: Trump duhet të ëndërrojë të shohë forcat e armatosura të hyjnë në këtë zonë!

October 24, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Po tentohet të destabilizohet vendi!”- Analisti paralajmëron: Dhuna vjen nga organizatat radikale të majta, bashkë me qarqe ruso-iraniane!

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In