Ndeshja midis Barcelonës dhe Atletico Madrid “vazhdon” në rrjetet sociale. Filipe Luis, mbrojtësi i Atleticos, ka postuar në Instagram foton e këmbës së gjakosur nga takat e Luis Suares, gjatë një dueli ku braziliani arriti më parë te topi.
“Shyqyr që s’më kape”, shkruan Filipe Luis në Instagram.
Përgjigjja nga ana e uruguajanit të Barcelonës vjen e rrufeshme: “Futbolli është sport burrash, sikur të postonim të gjithë fotot…”.
d.i.