• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Doktor, fëmijët s’të dëgjojnë, s’ke ç’u bën

by A R
12/11/2015 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Filip Çakuli

I dashur Doktor!

E lexova me vemendje reagimin ndaj emërimit të djalit tim tek Lojërat e Fatit. Janë ca vese që vdesin me shpirtin dhe ti nuk mund ta lije të të ikte ky rast, ndaj të falenderoj shumë.

Unë u përpoqa nën mësimet e tua ta edukoj djalin dhe ta mësoj si të çajë në jetë, por ai nuk më ka dëgjuar kurrë. Kur nuk zinte dot të dashur kur ishte i ri, i kam pas thënë, “provoje një herë me ndonjë kushërirë sa të mësohesh”, se s’u bë qameti, po ai nuk pranonte, se ishte djalë me namuz.

Pastaj kur mbaroi studimet jashtë shtetit dhe u kthye në Shqipëri i thashë të rregullon babi në punë si sekser, se e njoh kryeministrin, por s’më dëgjoi. I thashë mos t’i përkushtohej punës dhe zanatit që kishte mësuar, se siç e dimë unë e ti, s’ka parë njeri hair nga zanti, as unë dhe as ti i mjekësisë. Të dy politika na ka mbajt gjallë, por s’më dëgjonte. I thashë puno si sekser, kap ndonjë biznesmen që do tendera, toka në bregdet, tek Gjiri i Lazit, në Vlorë, shiko vëri ndonjë gjobë këtyre që kanë marrë konçesione hidrocentralesh dhe rafinerish nafte, p.sh në Cërrik, por ai donte punën e vet.

Pastaj erdhi puna që do martohej me një vajzë që donte, dhe e kundërshtova. I thashë shiko ndonjë që ka studio ligjore se e lidh unë me kryeministrin dhe u marrim përqindje për çdo firmë që hedh kryeministri, por nuk më dëgjoi, shkoi u martua me atë që i ishte fiksuar.

Kaloi kështu mbi 10 vite punë të përditshme profesionale, dhe ishte aq i njohur në fushën e tij të IT, sa ti e emërove drejtor të IT për 6 vite, edhe pse mua më kishe ngrirë si bashkëpuntor.

Tani duan t’i ngarkojnë një punë të bezdisshme të formalizojë lojërat e fatit, duke i futur në rrjet për shkak të zanatit që ka. I thashë mos e prano këtë punë. Ka lezet siç kanë qenë kur i kishte në dorë djali jot, ku gjysma ishin pa licencë dhe bëje para sa të doje. Nuk më dëgjoi dhe vazhdoi përsëri.

Tani të besoj se kur rriten fëmija prishet shtëpia. Mua s’më ka dëgjuar asnjëherë sa herë kam dashur t’i them të lërë punën dhe zanatin e tij dhe të bëhet sekser, ashtu si ty s’të ka dëgjuar kurrë, sa herë i thoshje mos u merr me demontim se do vrasësh njerëz, mos u merr me shitje tokash se do na telendisësh, mos u merr me gjoba për koncesione rafinerish se do detyrohesh t’u kthesh lekët, e sa, e sa raste të tjera. Por fëmijët s’të dëgjojnë, s’ke çu bën.

Ç’të të them tjetër i dashur Doktor. Atë që të bën fëmija s’ta bën Perëndia. Nuk di a të kujtohet kur para tre vjetësh hape me gërma të mëdha RD, se djali im kishte shtypur tre dele me makinë, nga të cilat, dy shpëtuan dhe një humbi jetën. Të kujtohet me siguri. Djali e kujton dhe sot dridhet nga makthi. Unë i them, “të keqen babi mos u mërzit”, wshtë aksident teknolgjik, gjëra që ndodhin, djali i Doktorit vrau 26 vet dhe plagosi 200 të tjerë e si thotë njeri gjë, vetëm i qajnë hallin”. Po ai akoma dridhet nga frika dhe i del ajo delja në gjumë. Djali jot e bën gjumin top, dhe s’ka faj, se s’ka shtyp asnjë dele.

Që ta mbyllim këtë muhabetin e djemve, duhet thënë se kemi dhe ne pak faj. Mua në kohë të lirë gjithë jetën djali më ka parë duke luajtur shah, duke lexuar ndonjë libër, ose duke ikur në ndonjë hotel me kazino, dhe ja ku përfundoi, inxhinier IT për lojra fati. Yt bir të ka parë gjithmonë duke folur, kë të vrasësh, kë të zhdukësh, kë të qërosh dhe përfundoi zbërthyes fishekësh e bombash. Kemi dhe ne fajet tona. (Tema)

Next Post

Horoskopi 13 Nëntor 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jo”-ja e Albertës ndaj ndarjes i jep Carney-t një shtysë, ndërsa presioni i Trump bashkon kanadezët

“Jo”-ja e Albertës ndaj ndarjes i jep Carney-t një shtysë, ndërsa presioni i Trump bashkon kanadezët

October 21, 2026
Përqafimi i Putinit nga Trump e trazon Evropën, por jo mjaftueshëm për t’u shkëputur nga SHBA-ja

Përqafimi i Putinit nga Trump e trazon Evropën, por jo mjaftueshëm për t’u shkëputur nga SHBA-ja

October 21, 2026
46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In