Për 4- 5 persona duhen:
7-8 kokrra patate
2-3 lugë gjelle gjalpë
3-4 thelpinj hudhra
2 kokrra vezë
2-3 lugë gjelle kaçkavall i grirë
Përgatitja: Filetat spërkaten me lëng limoni dhe lihen në një anë. Patatet e qëruara zihen e bëhen pure duke u hedhur gjalpë dhe hudhra të shtypura. Pureja duhet të jetë e trashë. Në tavë vendosen pureja, sipër fetat e filetos, hidhen vezë të rrahura me miell, spërkaten me gjalpë, kaçkavall të grirë dhe piqet në furrë.