• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fiks Fare zbulon: Qumësht i prishur me datë skadence të rregullt

by A R
11/12/2015 01:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në redaksinë e “Fik Fare” ka shkuar një ankesë nga një qytetar në lidhje me një paketë qumështi që më shumë dukej si hirrë, por që ishte brenda datës së skadencës.

“Fiksi” e ka njoftuar rastin menjëherë pranë AKU-së.

Pavarësisht kësaj, gazetarët e emisionit vendosën që ta ndjekin në distancë kontrollin e AKU-së, pa dijeninë e këtyre të fundit. Po ashtu, kamerat e “Fiksit” kanë kontrolluar edhe shumë markete të cilat tregtojnë produkte që janë afër skadencës apo vetëm kanë skaduar tashmë.

 

Në subjektin ku u shit qumështi

Inspektorja e AKU-së: Jemi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Kemi një akt kontrolli.

Shitësja: Në lidhje me çfarë?

Inspektorja e AKU-së: Për një produktet që është i skaduar i …..

Shitësja: Ti ke ardhur për të parë nëse është i skaduar apo e keni marrë…???

Inspektorja e AKU-së: Kemi ardhur për të parë nëse është si i skaduar, për të marrë mostra etj.

Shitësja: OK.

 

Gjatë kohës që kamera e “Fiksit” i vëzhgonte në distancë, inspektorët bashkë me shitëset hynë për kontroll në magazinë.

 

Konsumatori: Sot ndodhi që këtë lloj qumështi, doli i prishur.

Inspektorët: Prandaj kemi ardhur. Mund të na thuash çfarë date?

Konsumatori: Thoshte 31.12.2015.

Inspektorja e AKU-së: E ke mostrën?

Konsumatori: Jo. Jua solla këtyre. Duhet ta ketë ajo goca pasi donte ta bënte problem.

Inspektorja e AKU-së: Të tha se kush ishte?

Konsumatorja: Nuk e di çfarë është këtu pasi na ndodhi sot në mëngjes.

Inspektorja e AKU-së: OK se do ta pyes unë.

Konsumatorja: Më falni se ju shqetësoj pasi jua thashë si kliente. Pasi më dhimbset vetja dhe fëmija.

 

Më pas bashkëpunëtorja e “Fiksit” afrohet për të pyetur shitësen se çfarë kishte ndodhur.

 

Fiksi: Çfarë ndodhi?

Shitësja: A është në rregull apo jo!

Fiksi: Po është data e skadencës në rregull?

Shitësja: Po pra, po ankohen njerëzit. Se ka ardhur një me datën larg i prishur.

 

Ndërkohë që inspektorët e AKU-së vazhdojnë kontrollin në subjekt, kamera e “Fiksit” ndjek një nga punonjëset e dyqanit e cila merr mostrën e prishur, e nxjerr jashtë dhe fsheh mes kartonëve brenda një karroce të marketit.

Pasi “Fiksi” vuri re që kjo mostër u fsheh, sinjalizuam inspektorët për vendin se ku ishte fshehur mostra e prishur. Ndërkohë menaxheri i pronarit e mohon diçka të tillë.

Pasi përfundoi kontrolli, dhe mostra e prishur u gjet, inspektorët morën 10 kuti qumështi për t’i analizuar pranë Institutit te specializuar të Ushqimit dhe Veterinarisë. Pasi u kryen analizat, “Fiks Fare” u interesua për rezultatet.

Eftali Sulaj, laborante e AKU, Tiranë: Pas analizave të disa mostrave dhe flet analizave që kemi marrë të gjitha kanë rezultuar brenda normave.

Pas rezultateve të analizave, doli se kemi të bëjmë me një rast të izoluar. Sidoqoftë, problemi i qumështit nuk mbaron me kaq, pasi bidonët me qumësht që ne hasim çdo ditë në treg mbushen në rrugë.

Kamera e “Fiksit…” takoi një shitëse që mbushte bidonët me qumësht mbrapa një pallati në rrugë dhe tregonte se këtë punë e bënte prej çerek shekulli.

Por, në marketet shpesh ndosh të shohim produkte që janë pranë skadencës ose që vetëm kanë skaduar, ose ka edhe raste kur nuk kanë një datë skadence të vendosur në të.

“Fiks Fare” dëshmoi përmes kamerave se ndodh gjerësisht me produktet si shampo, pecetat higjienike që përdorin gratë, llakun e flokëve e shumë të tjera që janë të skaduara, pranë skadencës ose nuk kanë një datë për të treguar se deri kur duhet të përdoren.

/ Top Channel

Next Post

Ferizajt, rajoni kryesues për luftëtarë të ISIS nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Protesta e PD, reagon Ambasada e SHBA: Shmangni bulevardin, qëndroni vigjilent!

December 22, 2025
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

December 22, 2025
Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

December 22, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Çështja Balluku, PD kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 23 dhjetor

December 22, 2025
Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

December 22, 2025
Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

December 22, 2025
Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

December 22, 2025
Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

December 22, 2025
Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

December 22, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 23 Dhjetor 2025

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In