• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fiks Fare: Historia e tmerrshme e vajzës që abuzohej nga vëllai dhe xhaxhai

by A R
27/01/2016 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë 17-vjeçare ka udhëtuar për gjithë natën nga Tiranë drejt Durrësit, ku ka qëndruar gjashtë ditë rrugëve për t’i shpëtuar abuzimit nga familjarët e saj.

Vajza 17-vjeçare nga Shkodra, por me banim në Tiranë, tregoi se dhuna në familje dhe mundësitë për t’u abuzuar me të në gjirin e familjes ishin shkaqet kryesore që e kishin çuar në marrjen e një vendimi të tillë; largimin nga gjiri i familjes.

E mitura ishte larguar nga shtëpia e saj në Tiranë, ku jetonte bashkë me familjen në drejtim të qytetit të Durrësit. Në qytetin bregdetar u gjet nga një zonjë, e cila megjithëse dëshironte të ruante anonimatin, pasi e sistemoi në shtëpinë e saj, denoncoi rastin në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Në momentin kur e kishte gjetur vajzën, zonja në fjalë kishte realizuar një bisedë me të, të cilën dhe e kishte filmuar. Në bisedë tregohej që e mitura e kalonte natën jashtë dhe se kishte frikë të denonconte sërish rastin e saj në polici.

Menjëherë pasi morën denoncimin e zonjës, gazetarët e emisionit “Fiks Fare” shkuan në Durrës (tek Vollga), vend ky ku vajza ishte gjetur. Në intervistë, e mitura tregon rrjedhën e jetës, ardhjen bashkë me familjen e saj nga qyteti i Shkodrës për t’u vendosur përfundimisht në Tiranë.

Ajo shpjegon se kjo ishte hera e katërt që largohej nga shtëpia ku jetonte. Largimet nga shtëpia kishin filluar që në muajin gusht të vitit 2015. Në të gjitha rastet që ishte larguar, familjarët e kishin gjetur dhe e kthenin në shtëpi me dhunë. Vajza tregon se kishte bërë një denoncim për të afërmit e saj në Policinë e Shtetit, pasi me të miturën kishin tentuar të abuzonin seksualisht vëllai dhe xhaxhai i saj.

“Më lër të të prek pak… ta bëj një herë me ty…”, janë këto fjalët që i vëllai i thoshte rregullisht, ndërsa xhaxhai e prekte dhe puthte, derisa e mitura bërtiste, që ta dëgjonin të afërm të tjerë.

Megjithëse në këtë gjendje, vajza nuk mund t’i ankohej të atit, pasi edhe ky ushtronte rregullisht dhunë fizike mbi të. Por shkaku kryesor ishin fjalët e të ëmës, e cila i thoshte se vëllezërit mund të vriteshin me njëri-tjetrin për shkak të saj.

Pas denoncimit të parë të bërë në polici , e kishin strehuar në një qendër, por kjo e fundit nuk mund ta mbante pa firmën e të atit.

Vajza e tronditur thotë që po ta çojnë në shtëpi do të largohej sërish. Ajo kërkon një punë dhe një shtëpi, që t’i harrojë të gjitha.

Gazetarët e “Fiks Fare” u drejtuan për ndihmë Shërbimit Social Rajonal të Durrësit, meqë e mitura u gjet në këtë qytetet. Në këtë institucion specialistja , Olta Dedej tregoi se fillimisht do t’i bëhej vlerësimi i gjendjes psikologjike të vajzës dhe do të merreshin masa që ajo të strehohej në një qendër sociale.

Menjëherë pas verifikimit të rastit, një grup nga Shërbimi Social Rajonal shoqëroi vajzën për në kryeqytet, në rajonin numër 3 të policisë. Atje vajza e shoqëruar nga psikologu, denoncoi për të dytën herë dhunën e ushtruar ndaj saj.

Në datën 26 janar të 2016 e mitura mori një urdhër mbrojtje nga të afërmit me vendim gjykate. Të dhënat zyrtare nga komisariati numër 3 në Tiranë bëjnë me dije se vajza ishte cilësuar si e zhdukur që në datën 19 janar 2016, kohë kur e ëma kishte denoncuar largimin e saj nga shtëpia.

Pas denoncimit të vajzës materialet janë dërguar në Prokurori, ku ka nisur një provedim penal për të afërmit e saj.

Për arsye të rrethanave dhe gjendjes në të cilat ndodhet vajza, nuk bëhet me dije vendi ku është strehuar, për të bërë të mundur ruajtjen e jetës së saj.

TCH

Next Post

Tahiri - Llalla, dueli i Reformës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In