• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fiks Fare / Gardistët i thyen brinjët se ndaloi mjetin për të çuar fëmijën në kopsht, mjekët: Ke vetëm shembje!

by A R
14/07/2022 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka mjaftuar një bllokim i rrugës e cila edhe pse ishte dy kalimshe, që punonjësit gardës, të zbrisnin nga makina e më pas të qëllonin pa mëshirë drejtuesin e mjetit që kishte ndalua përball tyre.

Dhuna e 6 gardistëve ka degraduar në thyerjen e brinjëve të drejtuesit të mjetit që kishte ndaluar për të zbritur fëmijën që e kishte në kopsht dhe për ta lënë ne shtëpi. Por kjo gjë duket se i ka bezdisur gardistët të cilët edhe pse nuk po shoqëronin askënd, nuk  kanë nguruar që të dhunojnë drejtuesin e mjetit.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka kërkua ndihmën e policisë së shtetit për të bërë denoncimin, por nga patrulla e policisë i është sugjerua të shkonte në komisariat, pasi gardistët ishin largua nga vendi i ngjarjes. Pas mbërritjes në polici drejtuesi i mjetit ka pritur ardhjen e shefit të krimeve, pasi askush nuk i merrte denoncimin. Ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe punonjësit e policisë  së Komisariatit Nr. 1 kanë lajmëruar ambulancën duke e dërguar  menjëherë në Spitalin Traumës.

Me të mbërritur në spitali, qytetari  i është nënshtruar ekzaminimeve, ku në fund mjekët i kanë dhenë mjekim dhe i kanë thanë se ke vetëm shembje duke e nxjerrë nga spitali. Pas tre ditësh qëndrimi në shtëpi dhe ku gjendja e tij shëndetësore sa  vinte e rëndohej, qytetari i është drejtuar një urgjence të një spitali privat, ku ekzaminimi në skaner ka nxjerr se ai kishte brinjë të krisura dhe kjo ishte arsyeja e dhimbjeve që ai kishte.

Sipas Iris Petit  ngjarja ka ndodhur “më datë 22.04.2022 unë dalë nga shtëpia marrë fëmijën në kopsht pranë liceut dhe kthehem në shtëpi për të dërguar fëmijën tim pranë shkollës “Ibrahim Braja”. Është një rrugë me dy sense dhe në një nga senset ishin të parkuar në të gjithë segmentin mjete. Në fund fare ndërsa po kaloja më paraqitet një mjet me xhama të zi, fugon i gardës. I bëj një shenjë, të futem pak sepse unë edhe pak dilja në fund të rrugës dhe nuk kisha vend ku të hapja rrugën. Dhe në momentin që i them të futem pak drejtuesi i burgonit fiku mjetin. Unë mendova se dikur aty ka ndonjë shërbim mos ka ardhur ndonjë përfaqësues i qeverisë.

Në atë moment kur fikën mjetin dhe nuk reagoj askush, marrë fëmijën i dal nga mbrapa fugonit e fus tek dera e shkollës fëmijën për ta lënë sepse e kam shtëpinë pranë shkollës dhe kthehem në makinë. Në atë moment  dëgjoj zhurmën e derës që hapet dhe më godasin pa më thënë asgjë rreth 5 – 6 persona. Të cilët ishin të gardës pasi ishin edhe të armatosur. Po pa uniformë, pa shenja dalluese personale, dolën nga mjeti me targa MB 779 AA  dhe pasi më gjuajnë më marrin telefonin dhe ma përplasin brenda në makinë.  Dhe unë në momentin që po ecja indietro me makinë, marrë telefonin aty ku e përplasen, ata më shohin dhe hidhen përsëri dhe më marrin telefonin me dhunë.

Unë dal nga mjeti dhe i them zotëri më jep telefonin tim . Ai që më ka gjuajtur nga krahu i djathtë i mjetit më afrohet dhe më thotë ” na zure rrugën” dhe në atë moment tentoj të më qëllonte përsëri. Duket edhe në video. I them mos e ngre dorën sepse je me uniformë shteti. Ikin futen në mjet dhe unë shkoj e i them zotëri të më jepte sendet e mia personale. Në ato moment këta largohen dhe unë marrë policinë në telefon. Në atë moment vjen dikush dhe më tha ” urdhëro telefonin se ma ka dhënë Beni, se Benit ja dha polici. Shkoj drejtë policisë sepse patrulla më tha do të paraqitesh atje, pasi në jemi pak larg dhe meqenëse ata kanë lëvizur, nuk kemi çfarë bëjmë atje po shko e bëj kallëzimin  në komisariatin e policisë. Aty i drejtohem recepsionit, aty recepsioni më tha duhet të vij shefi i krimeve. Pasi vjen shefi i krimeve më thotë duhet të vijë SHÇBA, ata kontaktojnë dhe poprisnim. Unë në ato momente nuk ndihesha mirë me frymëmarrjen dhe kisha dhimbje dhe ata e panë të arsyeshme të merrnin ambulancën. Më dërguan në spital ushtarak. Doktori më tha  do dalësh nuk ke asgjë, por ke pak shembje. I thashë doktor kam shumë dhimbje. Ok më thotë kështu e kanë shembjet kanë dhimbje normalisht.”

Pas tre ditë qëndrimi në shtëpi dhe ku mjekimi nuk po i jepte rezultat Iris Peti i drejtohet një spitali privat, ku bën skanerin, ku ndryshe nga mjekët e Spitalit të Traumës ,rezultoi me brinjë të krisura si rezultat i dhunës së gardistëve. Pasi mësoj se kishte brinjë të thyer, Peti ju drejtua mjekëve të spitalit të Traumës, të cilët e pranojnë gabimin, ndërsa shprehen se ky nuk është i vetmi rast që ndodh “na fal se nuk e kemi vënë re”.

Pra si pas dhunuesit skaneri i bërë në spitalin ushtarak ka fshehur traumat që ka patur “nuk e di me ndërhyrje apo pa ndërhyrje  nga të tjerë, por mua më rezulton se e ka fshehur të vërtetën e diagnozës time” përfundon Peti.

Pasi e rrahin gardistë i marrin edhe telefonin

Denoncuesi – O vëlla bjere telefonin, bjere telefonin nuk kam punë me ty.

Gardisti – Ore çun

Denoncuesi – Bjere telefonin.

Gardisti – Edhe një herë, mos e merr, edhe një herë, edhe një herë lëri pordhët

Denoncuesi – Nuk kam pordhë, më jep telefonin tim dhe mirupafshim. Nuk keni të drejtë me dhunuar ju.

Gardisti 2 – Përse e bllokove rrugën t? (Tenton ta qëllojë përsëri).

Denoncuesi – Nuk ju bllokova rrugën, ja ku e ke rrugën.

Qytetari – Je edhe me uniformën e shtetit

Denoncuesi – O vëlla më jep telefonin. O zotëri bjere telefonin, ooo

Mjekët: Nuk i pamë brinjët e krisura, por faji është i skanerit

Doktoresha – Përshëndetje!

Pacienti – Si e kalove mirë? Irisi jam, ai çuni që isha atë dit që kontaktova edhe me doktorin.  Po, dhe që doktori më tha S… e ka bërë..

Doktoresha – Po skanerin, s’e kam bërë por e kam interpretuar.

Pacienti – Mua siç të thashë kjo e S… më del fije brinjës e krisur

Doktoresha – Po.  Atëherë nuk dukej. Hajde, hajde me mua të flas me doktor Ritin se e pamë të dy bashkë.

Pacienti – Po patjetër.

Doktoresha – Që të sqarohesh, duhet të marrësh mjekim për atë çfarë ndjen. Dhe prandaj të thashë ke me takuar doktor Naimin, në qoftë se ke shqetësim a dhimbje. Me që the se kishe dhimbje. Doktor Riti është ky zotëria që kemi parë skanerin. Skaneri që kemi parë këtu tek ne ajo duket pa probleme thjesht ka një kolaritet të korteksit po nuk duket, po nuk duket që të ketë fizur. A ishte kështu doktor?

Doktori – Po, po, po ja

Pacienti – Po pse nuk interpretohet kjo në skaner?

Doktori – Le të jetë, s’ka problem. Në traumat që na vinë neve dhe në këto raste edhe mundet të kesh pasur frakturë edhe sikur ashtu edhe nuk duket. Për raste ekstreme dhe nga mbingarkesa. Në një etapë të qetë doktori mund ta konstatoj.

Pacienti – Sa shkoj e bëj skaner privatisht dhe më del tjetër për tjetër. Dhe kam bërë dy madje, kam hyrë për tre ditë tre herë në skaner.

Doktori – Ka shumë që bëjnë kështu.

Pacienti – Doktori më tha mjekimin ta kam dhënë si për krisje dhe pa krisje.

Doktori – Normal.

Pacienti – Por që duhet të plotësohet kartela. Në qoftë se është bërë gabim tha duhej ta kishte plotësuar.

Doktoresha – Jo koredim kam shkruar vetëm aty. Atëherë golatekun se kam shkruar në kartel.

Doktori – S’ka problem e shkruajmë atë.

Pacienti – Po do të ishte shkruar se pse kartela, do shkoj nesër në gjyq.

Doktori – T’i ke të drejtën tënde.Në atë ekzaminim që ke bërë këtu nuk duket tamam si fizurë, si mund të jetë parë atje.Ti s’je i pari që vjen këtu dhe ke probleme të tilla. Doktoresha ta ka shkruar aty, ta ka shkruar atë që të ndiqet në vrasi të ankesës.

Pacienti – A të ndiqet? Unë atë ditë jam nxjerr edhe nga spitali për këtë gjë, sepse ka pasur ndërhyrje.

Doktori –  Merr mjekimin dhe ik si gjithë të tjerët. S’ka vend spitali.

Pacienti – Po mirë akoma më keq që s’ka vende. Kjo si gjë do ishte interpretuar?

Doktoresha – Unë e kam shkruar se t’i duhet të ndiqesh sepse ke disa probleme të tjera që  unë kam parë aty tek mushkëria. Brinjën nuk e kam dyshuar nuk e kam vënë re, të kërkoj ndjesë.

/a.r

Next Post
Pëson arrest kardiak, ndërron jetë papritur Ivana Trump

Pëson arrest kardiak, ndërron jetë papritur Ivana Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

August 18, 2026
Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

DINAMIKA/ Turisti portugez dyshohet se u vra brenda lokalit “Principotes” në Ksamil dhe më pas trupi u nxor jashtë! Tre orë i pajetë në plazh

August 18, 2026
U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

August 18, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik pranon se u mashtrua nga një person që hiqej si shefja e stafit të Trump: E trajtova situatën siç duhet, u morën dhe masat

August 18, 2026
Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

August 18, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

August 18, 2026
“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

August 18, 2026
“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

August 18, 2026
Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

August 18, 2026
Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com