• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Fiks Fare’: Biznesi fason shfrytëzon të miturit, paga edhe 10 mijë lekë në muaj

by Java News
16/03/2017 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fiksi Fare” denoncoi edhe mbrëmjen e së enjtes disa kompani fasone, të cilat janë shtrirë në të gjithë vendin. Pas një fabrike këpucësh në qytetin e Lezhës, “Fiksi” ishte edhe në qytete të tjera si Shkodër, Berat, Fier e Durrës, në të cilat shfrytëzohet krahu i punës dhe punësohen minorene.

Investigimi dyvjeçar i “Fiksit” tregoi se, nga viti në vit gjendja nuk ndryshon, krahu i punës shfrytëzohet, punësohen minorene dhe pagesat e këtyre punëtoreve janë shumë herë më të vogla sesa paga minimale e vendosur nga ligji.

Punëtorë, roje dhe përgjegjës tregojnë për oraret, pagat dhe siguracionet në punë, të treja këto pika të Kodit të Punës që shkelen nga kompanitë që operojnë në këtë fushë. Në të gjitha këto kompani, kohëzgjatja ditore në punë është nga 9-10 orë, ndërkohë që në bazë të Kodit të Punës, një punëtor duhet të punojë 8 orë në ditë.

“Për orët shtesë duhet të ketë pagesa shtesë”, thotë për “Fiksin” përgjegjësja e punësimit në Inspektoriatin Shtetëror të Punës.

Por në realitet nuk ndodh kështu. “Fiksi” transmetoi rrëfime të punëtoreve, që pohojnë se punojnë edhe të dielave. Nuk mungojnë edhe ekstremet, ku ka punëtorë paga mujore e të cilëve është 10.000 lekë. Një pikë tjetër e shkelur në Kodin e Punës, i cili parashikon pagën minimale 22.000 lekë në muaj, pa përfshirë orët shtesë.

Në një fasoneri në Shkodër, gazetarja e “Fiksit” gjen punëtore të moshës 15 dhe 16 vjeç, të cilat tregojnë se aty punojnë edhe më të vogla sesa ato.

“Ne punojmë 8 orë në ditë edhe të shtunave. Këtu ka edhe 14-vjeçare që punojnë sa ne”, shprehen vajzat e mitura. Ndërkohë, përgjegjësit dinë si të jenë në rregull me shtetin.

Në një tjetër kompani po në Shkodër, përgjegjësja pohon se punësohen minorene 16-vjeçare, por i deklarojnë sikur punojnë me orare të reduktuara.

“E mësojmë ne sesi të thotë nëse vjen shteti, duhet të thotë punoj pak, ndërkohë ajo do t’i bëjë të gjitha orët”, thotë përgjegjësja.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në Fier, Durrës dhe Berat. Madje në Berat, sipas rojes së një kompanie fason, mund të merrje edhe 200 lekë në ditë.

“Sa punon, aq merr. Mund të marrësh edhe 200 lekë në ditë, pasi nuk e arrin normën, edhe pse punon 8 orë, ndërsa kur marrin këto vërtetimet e punës ua shkruajnë sikur e kanë rrogën 22.000 lekë”, thotë roja.

Në një tjetër kompani simotër, po në Berat, gazetarët mësojnë se punohet mesatarisht 9 orë në ditë.

Një përgjegjës kompanie në Durrës është i ndërgjegjshëm se e shkel Kodin e Punës për punësimin e minorenëve, duke pohuar se kishte marrë në punë shpeshherë 16-vjeçarë me kohë të plotë.

“E di që e ka Kodi i Punës të mos punojnë mbi 8 orë, por unë nuk do i paguaj nga xhepi nëse ato punojnë 6 orë”, thotë përgjegjësi.

Ndërsa në Fier haset një tjetër problem. Duhet ta bësh mend mirë që të sjellësh në jetë një fëmijë, pasi e ke të sigurtë largimin nga puna. Punëtoreve që marrin lejen e lindjes iu zihen menjeherë vendet e punës. “Ka marrë leje një punonjëse se ishte shtatzënë. Kur u kthye ia kishin zënë vendin dhe tani është pa punë”, tregon roja i objektit të kompanisë./ Top Channel

a.ç

Next Post
Studimi i qyteteve, ja cilët janë më të zhurmshmit në botë

Studimi i qyteteve, ja cilët janë më të zhurmshmit në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë-Turqi/ 90 minuta larg historisë, shkelmohet topi i parë në “Fadil Vokrri”. Dardanët duan Botërorin

Kosovë-Turqi/ 90 minuta larg historisë, shkelmohet topi i parë në “Fadil Vokrri”. Dardanët duan Botërorin

March 31, 2026
Tensione në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, policia arreston disa tifozë turq

Tensione në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, policia arreston disa tifozë turq

March 31, 2026
Ministri izraelit: Do të shkatërrojmë të gjitha shtëpitë pranë kufirit me Libanin

Ministri izraelit: Do të shkatërrojmë të gjitha shtëpitë pranë kufirit me Libanin

March 31, 2026
Ngadalësimi i turizmit dhe kufizimet e kredive, faktorë kyç! Ja çfarë do të shkaktonte ulje çmimesh në prona

Ngadalësimi i turizmit dhe kufizimet e kredive, faktorë kyç! Ja çfarë do të shkaktonte ulje çmimesh në prona

March 31, 2026
Gara për kreun e PD, analisti Fatmir Merkoçi: Tek kjo parti kushdo që të kandidojë nuk e fiton dot me Berishën

Gara për kreun e PD, analisti Fatmir Merkoçi: Tek kjo parti kushdo që të kandidojë nuk e fiton dot me Berishën

March 31, 2026

Për çfarë duhet të debatojë Partia Socialiste?

March 31, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

March 31, 2026
Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

March 31, 2026
Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

March 31, 2026
Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In