• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fiks Fare: Ambulanca në tako, shoferi merr pagën prej 10 vitesh

by A R
20/09/2017 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare zbuloi se Qendra Shëndetësore Trebinjë, në zonën e Mokrrës në Pogradec, paguan një shofer autoambulance prej 10 vitesh, ndërkohë që automjeti është i amortizuar.

Mjeti iu dhurua Qendrës Shëndetësore nga ish-deputeti Maqo Lakrori në vitin 2005, gjatë fushatës elektorale. Autoambulanca funksionoi vetëm dy vite, ndërsa që nga 2007-ta është i amortizuar.

Pacientët e kësaj zone transportohen drejt spitalit të Pogradecit dhe Korçës me mjete private, duke paguar nga 40 deri në 50 mijë lekë të vjetra. Megjithatë, në borderonë e Qendrës Shëndetësore, figuron i punësuar prej 12 vitesh një shofer autoambulance.

Në redaksinë e Fiks Fare u ankuan banorë të fshatit Pleshisht dhe Trebinjë. Ata thonë se të sëmurët i çojnë në spital me kafshë dhe me makina private apo taksi. Këto të fundit marrin nga 50-60 mijë lekë. Ata thonë se ambulancë nuk mbajnë mënd, përveç një BÇ-je në kohën e komunizmit. Pas ankesave, gazetarët iu drejtuan infermieres së fshatit Pleshisht. Ajo tha se zona ka një autoambulancë dhe e përdorin për çdo rast kur ka nevojë.

Pas këtyre pretendimeve, gazetarët shkuan pranë Qendrës Shëndetësore të Trebinjës. Në oborrin e godinës ndodhej edhe autoambulancë. Ajo ishte tejet e amortizuar, ndërsa dukej se nuk funksiononte prej vitesh.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore Trebinjë, Genci Muço, tha se i shërbejnë 15 fshatrave me një popullsi prej 3200 banorësh. Ai tha se autoambulanca ka ardhur në këtë zonë në vitin 2005, nga një fushatë elektorale dhe u shtua në organikë një shofer. Mjeti shërbeu për 2-3 vjet dhe në vitin 2007 doli jashtë funksionimit.

Ai thotë se i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë që ta mbyllin si vend pune dhe të shtojnë një infermier që të mbulojë disa fshatra. Muço thotë se më parë ka qenë një shofer tjetër, ndërsa që në vitin 2013 shoferi është ndërruar dhe shërben me një makinë të tij.

I pyetur se, përse erdhi sërish një shofer kur nuk ka autoambulancë, ai tha se nuk ka kompetenca për të marrë personel. Më tej shtoi se ndryshimi i shoferit është bërë në kohën e rotacionit të pushtetit. Në fund, ai pohoi se më mirë të emërohet një infermiere sesa të ketë në organikë një shofer autoambulance. /TCH/b.d

Next Post
Shalsi: Deklarata e LSI për ministrin Gabriel, po aq qesharake sa ajo e PD-së

Shalsi sqaron tërheqjen e PS: Ligji i mbetjeve do të rishikohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

August 14, 2026
Miliona për klubet shqiptare, Europa “mbush” arkat e Dinamos dhe Egnatias

Miliona për klubet shqiptare, Europa “mbush” arkat e Dinamos dhe Egnatias

August 14, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Rritet numri i makinave të regjistruara! Mbi 58 mijë në 7 muaj, shtohen ato elektrike

August 14, 2026
Alarm për energjinë në Europë, thatësira godet centralet bërthamore, Danubi në nivel rekord

Alarm për energjinë në Europë, thatësira godet centralet bërthamore, Danubi në nivel rekord

August 14, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti u bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin

August 14, 2026
Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

August 14, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 15 Gusht 2026

August 14, 2026
Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

August 14, 2026
Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

August 14, 2026
Kroacia “digjet” nga zjarret, 36 persona të plagosur

Kroacia “digjet” nga zjarret, 36 persona të plagosur

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com