• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fija e “barit” dhe tufa me “shkarpa”

by Artur Ajazi
08/02/2024 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Rithemelimi ka muaj e muaj, që e quan Bashën “fije bari”, “që nuk mbledh dot as 100 demokratë, dhe nuk do të marrë dot as 5 deputetë në zgjedhjet e reja”. Por kjo ngjet edhe me PD e vulës. Ata edhe dje i thanë Berishës se “ai nuk mbledh dot njerëz të mbushë as rrugicën e tij, jo sheshet dhe bulevardin”. Krahasimisht, mund të thuhet se “tufa e shkarpave” është më e madhe se “fija e barit”.

Por as Berisha nuk ka shanse të marrë në 2025 as gjysmën e atyre që ka sot deputetë. Balancat kanë ndryshuar, pas sherrnajave brënda asaj partie. Me aq sa mbledh Basha dhe Berisha bashkë, e thënë ndryshe “fije bari dhe shkarpa”, i bie që kjo parti (që nuk mund të quhet as me emrin e vjetër më)të marrë 10 deri 15 deputetë në 2025.

Lufta dhe betajat kanë nisur qysh tani. Berisha tha se “të nisim me takimet me popullin, madje edhe me socialistët e zhgënjyer”. Lenini dikur thosh “të bëjmë për vehte edhe caristët e gënjyer, ti kthejmë në bolshevikë”. Ndërkohë beteja në distancë, për anëtarësinë, selitë e rretheve, grupseksionet, mbështetësit, vulën dhe siglën, vazhdon, ashtu sikurse në fb, mes  tre kryetareve.

E ndersa Bardhi brënda 10 ditësh ka dhënë 5 deklarata të ndryshe, njëherë shprehet se “jam me demokratët, jo me Bashën”, pastaj kthehet dhe deklaron se “Berisha është i burgosur politik, por beteja me drejtesinë është personale”, duket se fati i PD është paravendosur.

Nga njëra anë Basha që kapet fort pas “fijes së barit” (sepse e di se nuk ka shumicën në bazë), dhe Berisha që “ngopet me lugë të zbrazur”, tek sheh nga lart-poshtë ata dhjetra që i shkojnë çdo pasdite poshtë ballkonit. Dhe ata që e vuajnë moralisht braktisjen dhe mungesën e një partie të vetme (për faj të treshes Basha-Berisha-Bardhi) janë demokratët e hallakatur, që nuk dinë nga të turren. Muajt ikin, vitet ikin, duke afruar edhe më shumë vitin elektoral 2025. Por kjo duket se nuk ka shumë rëndësi për Berishën, edhe pse mban fjalime pompoze majë ballkonit. Po ashtu edhe për Bashën dhe Bardhin, të cilët e dinë se, e vetmja  rrugëzgjidhje mbetet marrja e një mandati të ri deputeti për vehten në zgjdhjet e reja, sa të merren me vula dhe sigla boshe.

Tallja mes njëri-tjetrit, romuzet, akuzat, dhe shigjetimet e tjera, veçse po rrisin hendekun mes tre grupimeve brënda PD. Dhe kështu do ta shtyjnë deri në 2025, njëri pas “fijes së barit”, deri në mbylljen e proceseve gjyqsore për siglën dhe vulën, tjetri pas “tufës me shkarpa”, deri në mbylljen e punëve me drejtësinë e re, dhe i treti  që pret të ndodhë  diçka, por e di fare mirë që PD nuk ringrihet më.

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Shkurt 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In