• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fifi “psikopate”? Flet motra e Granitit: Ia sqarova motrës së saj, ai preferon zeshkanet

by Java News
30/10/2021 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fifi dhe Granit Cana shkaktuan shumë debate në “Big Brother VIP” për raportin që kishin me njëri-tjetrin. Historia e tyre e shoqërisë i trazoi si ata brenda, ashtu edhe të tjerët jashtë.

Motra e Granit Canës, Genta, dashur pa dashur u përfshi në këtë histori. Ajo ka folur së fundmi për “Prive” dhe ka zbuluar si e sheh sjelljen e të vëllait deri më tani brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Graniti është shumë i edukum, ndoshta pak më shumë seç duhet. Ndoshta unë si motër nuk e kisha leju tërë atë presion të më bëhet pa e kthy në të njëjtën monedhë nëse dikush mu kish kundërvy apo të më kish ofendu.

Për një gjë jam shumë krenare me Granitin deri më tani as edhe një herë nuk ka ndodh Graniti ta ofendojë dikë apo të luajë lojë të dyfishtë si shumica aty që unë po mendoj po e bëjnë”,- u shpreh ajo.

Meqënëse Graniti i ka treguar Gentës disa nga lidhjet që ka pasur me vajza të ndryshme, moderatorja ka arritur të kuptojë se cilat janë preferencat e ish-futbollistit për partneren që dëshiron të ketë në krah.

“Sa i përket shijeve të Granitit, ai anon më shumë te zeshkanet sesa të biondet. Si femër ideale ai konsideron me qenë pak a shumë tip si ai, me i marrë gjërat më shtruar, me qenë më komunikatave, më sociale, edhe për këtë arsye Graniti është shumë social meqë puna e vet ia dikton këtë gjë”,- tha Genta.

Pas më shumë se tre javëve në shtëpi, Graniti i deklaroi Fifit se nuk e sheh dot më shumë se shoqe, pavarësisht se e ka shumë përzemër. Genta pranoi se Graniti ka pasur një lidhje jashtë për të cilën ajo ka qenë në dijeni.

“Po, ka pas, ndoshta edhe të njëjtat ndjenja i ka përjetu sikur Donaldi me Borën në atë spektakël. Ndoshta në një moment i thirri mendjes dhe i tha ‘zgjohu’, se nuk është se po ndjej diçka më shumë për Fifin. Ndoshta edhe shumica e kanë paragjyku ‘Pse Granit i ke çu lule te krevati?’, ‘Pse je çu e ke përqaf?’.

Ndoshta raporti shoqëror mund të keqkuptohet prej opinionit, por ne jemi vetë të tillë, ndoshta pak më të afërt se ai raporti shoqëror që mbahet ‘Si je? A je mirë?’. Graniti nëse e ka bo një gjest të tillë që ka vu lule në krevat apo ka dhez qirinj, po mendoj që ka qenë një lloj kujdesi se për një javë ditë nuk e di që dikush ka mujt me u dashuru me dikënd. Sepse është shumë herët të thuash ‘Unë e dua dikë’, për një javë. Edhe pse ekziston dashuria me shikim të parë, por unë nuk besoj.

Graniti është munduar të kujdeset maksimalisht për Fifin që t’ia kthejë ndoshta në të njëjtën monedhë si ajo qështë munduar t’i rrijë gati qoftë me larjen e rrobave, qoftë me ushqimin. Nuk e marr që ka qenë diçka tragjike në marrëdhënien e tyre që vendosën të mbesin shokë.

Se Graniti as i ka premtu që do të marr te mami, në shtëpi, as nuk i ka premtu që do të marri nuse, as do të fejohen. Ka qenë një konfuzion ndoshta nga ana e tij që e ka pas ditëve të para, sepse e ka bo me ni mirë, e kanë kalu shumë mirë, ndoshta harrun në pak çaste që janë nën presionin e kamerave”,- shpjegoi Cana.

A ka qenë Graniti në një lidhje me një nga tre banoret e reja: Beatrix Ramosaj, Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira?

“Unë nuk i di të gjitha lidhjet apo flirtet e Granitit. Sepse nuk muj me e mohu që Graniti ka pas shumë femra në të kaluarën dhe si motër nuk kam mujt me i mbajt evidencën se me kë po shkon. Sa i përket këtyre të trijave nuk kam informacion”,- tha prezantuesja.

Postimi i Gentës për Fifin në rrjete sociale pasi Graniti i tha se dëshiron të ketë vetëm një raport shoqëror, bëri xhiron e rrjetit. Mes fjalëve që ajo kishte shkruar, ishin edhe “shpëtove nga ajo psikopate dhe e sëmurë mendore”. Për shkak të keqkuptimit të madh të krijuar te publiku, Genta tha se ka kërkuar që të shkojë të martën në shtëpinë e “BBV” për të folur publikisht, por për shkak të punëve kjo gjë nuk u realizua.

“Nuk i kam thënë ato fjalë, nuk i mendoj ato fjalë, për më shumë që është femër, mua nuk ma lejon as etika morale, e as etika profesionale që të dal me fjalë të shëmtuara e aq të ndyra për një person që është publik. Për të gjithë atë që e kanë vënë në dyshim nëse jam apo jo feministe unë jam shumë feministe.

I përkrah shumë femrat. Kam pas edhe shoqe që sot janë nëpër spektakle të ndryshme falë meje, sepse jam shumë përkrahëse ndaj atyre, sidomos për ato femra që kanë bo gjithçka vetë në këtë jetë. Jam femër vetë, jam nënë e një vajze dhe jam vajza e një nane që ka sakrifikuar jetën e saj vetëm për t’i parë fëmijët e saj në rrugën e drejtë. Unë nuk e menaxhoj 100 për qind Instagram-in tim, kam dikë mbrapa meje që më qëndron se kam shumë obligime. Unë Ellën nuk e dërgoj ende në kopsht të fëmijëve, prandaj e kam të pamundur të jem non stop në rrjete sociale.

Unë edhe Granitit i kam thënë nuk muj me ta menaxhu Instagram-in se nuk kam kohë. Për këtë arsye e kemi lënë te i njëjti person. Ato fjalë aq të këqija, të ndyra, të shëmtuara, i ka thënë një vajzë nga një llogari fallco. Me emrin Zana në mos gaboj.

Meqë e kam dhënë lejen këtij djalit që të menaxhojë Instagram-in tim, çdo tag i Gentës të bëhet repost, sepse është lloj përkrahje, marketing, reklamë. Në atë kohë isha duke vu vajzën në gjumë, ai postim ka qenë rreth gjysmë ore në Instagram-in tim. Jam shoku kur e kam parë. E kam heq menjëherë.

Nëse ato fjalë ishin të Gentës, i kisha mbajt deri në fund. Po në asnjë mënyrë ato fjalë janë definitivisht shumë të ulëta dhe i bëj lutje të gjithëve ta marrin më me sportivitet këtë lojë, se secili po luan me strategjinë e vet.

Edhe për mua ka qenë traumatike këto ditë se më kanë ardh komente të ndyra, të këqija. Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është se këto komente më kanë ardh nga nëna me fëmijë. E kam sqaru me motrën e Fifit konkretisht me Edonën edhe ia kam shpjegu të gjithë rrjedhën si ka qenë deri te ardhja e postit në Instagram-in tim”, sqaroi Genta Cana./ Panorama

Next Post
Ndryshimet klimatike/ Paralajmërimi i Boris Johnson: Qytetërimi ynë mund të shembet si Perandoria Romake

Ndryshimet klimatike/ Paralajmërimi i Boris Johnson: Qytetërimi ynë mund të shembet si Perandoria Romake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj: Paqja fiskale, model italian! Ministri i Financave zbulon se cila do të jetë politika e pensioneve

Malaj: Paqja fiskale, model italian! Ministri i Financave zbulon se cila do të jetë politika e pensioneve

December 7, 2025
“Do të këndojë bilbili, te bliri Kostandinës”, Agron Llakaj bën veprën e veçantë në nderim të bashkëshortes

“Do të këndojë bilbili, te bliri Kostandinës”, Agron Llakaj bën veprën e veçantë në nderim të bashkëshortes

December 7, 2025
Kërcënuan policët, si u parandalua tragjedia në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata, njëri u vetëplagos

Në kërkim për atentatin e 8 shtatorit në Shkodër, arrestohet 17-vjeçari, iu gjet edhe kokainë

December 7, 2025
Rriten pagat në sektorin e ndërtimit, Tatimet: Nuk ka rrogë nën 60 mijë lekë, mbrohet punëmarrësi dhe…

Rriten pagat në sektorin e ndërtimit, Tatimet: Nuk ka rrogë nën 60 mijë lekë, mbrohet punëmarrësi dhe…

December 7, 2025
Mashtroi një person dhe i mori mbi 6 mijë euro, arrestohet 54-vjeçari

Ishte kthyer në makth, arrestohet 20-vjeçari që shantazhonte online qytetarët

December 7, 2025
Tensione në Azi, avionët luftarakë kinezë drejtojnë radarët ndaj aeroplanëve japonezë

Tensione në Azi, avionët luftarakë kinezë drejtojnë radarët ndaj aeroplanëve japonezë

December 7, 2025
Ndahet nga jeta Fatos Daci! Pesë dekada gazetar, historian dhe shkrimtar

Ndahet nga jeta Fatos Daci! Pesë dekada gazetar, historian dhe shkrimtar

December 7, 2025
Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

“Sulme” të reja nga SHBA, përgjigjet Kallas: Europa ka nënvlerësuar fuqinë e saj

December 7, 2025
Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

December 7, 2025
Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In