Presidenti i Federates Liberiane te Futbollit, Musa Bility, ka depozituar te henen kandidaturen e tij per presidencen e FIFA-s, beri ai te ditur per AFP-ne, duke u bere keshtu kandidati i tete per zgjedhjet qe do te zhvillohen me 26 shkurt 2016.
Disa ore nga mbyllja e procesit te kandidaturave te henen paradite, jane edhe shtate kandidate te tjere: francezet Michel Platini e Jérôme Champagne, sheiku nga Bahreini, Salman, zvicerani Gianni Infantino, princi jordanez Ali, afrikano-jugori Tokyo Sexwale dhe David Nakhid nga Trinidat e Tabago.