FIFA ka dënuar dy klubet madrilenase, Realin dhe Atletikonpasi janë vënë re një sërë parregullësish në transferimin e lojëtarëve të rinj në moshë.
“Dy klubet kanë thyer disa rregulla lidhur me transferimet ndërkombëtare dhe regjistrimin e lojtarëve të mitur dhe çështjeve tjera lidhur me pjesëmarrjen e lojtarëve nëpër gara”, thuhej në komunikatën e FIFA-s.
Ky vendim do të thotë se Reali dhe Atletico nuk do të kenë të drejtë të transferojnë lojtarë deri në verën e vitit 2017. Të njëjtën masë kishte edhe Barcelona vitin që shkoi duke mos kryer dot merkato.