Kosova është ngjitur në ranglistën e FIFA-s, ndërsa Shqipëria ka pësuar rënie. Barazimi me Finlandën në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin ‘Rusi 2018’, ka ndihmuar Kosovën që të ngjitet në ranglistën e FIFA-s.
Kosova është ngjitur për 22 vende dhe tani renditet në pozitën e 168 në këtë ranglistë, që është pozicionimi më i mirë ndonjëherë për përfaqësuesen tonë, transmeton KP.
Që prej pranimit me të drejta të plota në FIFA, Kosova ka zhvilluar dy ndeshje zyrtare, atë me Ishujt Faro që e ka fituar 2:0 si dhe barazimi me Finlandën 1:1.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan ndaj Kroacisë më 6 tetor në Shkodër.
Derisa përfaqësuesja kosovare ka përparuar në ranglistë, kjo nuk mund të thuhet për Shqipërinë e cila ka humbur tre vende, duke rënë nga pozita e 37 në të 40-tën.
Vendin e parë vazhdon ta mbajë Argjentina e ndjekur nga Belgjika dhe Gjermania.
- Argjentina
- Belgjika
- Gjermania
- Kolumbia
- Brazili
- Kili
- Portugalia
- Franca
- Uruguai
- Uellsi
- Shqipëria
- Kosova.
Kjo është lista për këtë muaj dhe Shqipëria e sheh veten pak më poshtë. (b.an)











