Prince Ali Bin Al Hussein, i mundur nga Sep Blatter në zgjedhjet e vitit të kaluar, do të jetë sërish kandidat për presidencën e FIFA-s. Kjo e fundit ka njoftuar sot pesë kandidaturat zyrtare. Veç princit nga Jordania, do të jenë edhe sheiku Salman Bin Ebrahim Al Khalifa nga Bahreini, Jerome Champagne nga Franca, Gianni Infantino nga Italia dhe Tokyo Sexwale nga Afrika e Jugut.
Zgjedhjet për pasuesin e Blatterit do të mbahen më 26 shkurt.