• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FIFA, ja çfarë thotë rregullorja për ndeshjet e ndërprera, arbitrin, orarin, shpenzimet

by Aalison Pearse Stevens
06/09/2016 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërprerja e ndeshjes për shkak të motit të keq solli disa minuta shpërqendrimi dhe kaosi sa i përket vazhdimësisë së saj. Në fakt, rregullorja e FIFA-s është e mirëpërcaktuar sa u përket hapave që duhen ndjekur dhe kompetencat e gjithsecilit prej zyrtarëve të pranishëm.

Rol të rëndësishëm vendimmarrës ka arbitri i takimit, i cili në bashkëpunim me Komitetin Organizativ të FIFA-s zyrtarizon edhe vendimet që duhet të marrë.

Pasi priti një periudhë prej së paku 30 minutash (rregullorja e përcakton 30′-60′), arbitri vuri re se ishte e pamundur që të luhej në mbrëmjen e djeshme, duke qenë se, përveç shiut të dendur, ishte edhe era e fortë ajo që e vështirësonte më tepër zhvillimin e takimit. Si fillim, ai komunikon vendimin e tij për komisionerin e ndeshjes dhe njëkohësisht dy federatave respektive.

Pas saj, nis pjesa e vendosjes për orarin, ku gjyqtari këshillohet kryesisht me federatën mike të takimit, komisionerin e FIFA-s për ndeshjen dhe sekretariatin e përgjithshëm të FIFA-s, por duke pasur kompetencën për të qenë ai personi që do zyrtarizojë edhe kohën e përshtatshme.

Një prej elementëve që merret më tepër parasysh është pikërisht parashikimi i motit për ditën pasardhëse dhe se kur do jetë momenti i duhur. Më pas, merret në konsideratë edhe akomodimi i ekipit mik, në mënyrë që të mos ndikojë negativisht për ta, si përgatitje për zhvillimin e minutave të mbetura.

Gjithsesi, edhe në rast mospërputhjeje, arbitri duhet të vendosë i vetëm orarin e sfidës. Rregullorja ka përcaktuar me detaje edhe se cilat janë pikat që duhen respektuar për fillimin dhe zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjes. Topi do rinisë aty ku ka qenë në momentin që u ndërpre takimi, nga ekipi që e ka pasur në zotërim.

Do zbresin në fushë të njëjtët futbollistë dhe nuk lejohet të kryhet asnjë zëvendësim më tepër, sesa limiti që u kishte mbetur ekipeve respektive. Secila prej federatave heq shpenzimet e veta për Kombëtaret dhe stafet e tyre. Por, në rast se për shkak të motit të keq ndeshja nuk zhvillohet deri në ditën e tretë që nga ndërprerja, atëherë gjysma e shpenzimeve të federatës mike do hiqet nga vendësit.

Panorama Sport/d.i.

 

Next Post
“Plisat” hedhin flakadanë pas provikimit nga tifozët maqedonas, rrezik dënimi nga FIFA

“Plisat” hedhin flakadanë pas provikimit nga tifozët maqedonas, rrezik dënimi nga FIFA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In