FIFA ka publikuar një listë të vendimeve që ka marrë për të dënuar me para disa kombëtare në garën për kualifikime në Botërorin 2018.
Në mesin e tyre është edhe kombëtarja e Shqipërisë, e cila është dënuar me mbi 45 mijë euro (50 mijë franga zvicerane), raporton Koha.net.
FIFA këtë vendim e ka marrë duke u bazuar në sjelljen diskriminuese dhe josportive të fansave gjatë ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”. (b.an)











