• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

FIFA bllokon merkaton e Realit dhe Atletikos

by
29/04/2015 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

FIFA nuk ndalet në vendimet e saj ndaj ekipeve të futbollit spanjoll që kanë shkelur rregullat e blerjeve të futbollistëve veçanërisht në moshë minorene.

Sipas lajmeve të mediave ndërombëtare, pas bllokimit të merkatos ndaj Barcelonës të njëjtin fat mund të kenë edhe dy gjigantët e tjerë të La Ligas, Atletico dhe Reali i Madridit.

Sipas mediave spanjolle FIFA tashmë e ka marrë vendimin dhe do t’ia komunikojë më parë Atleticos e më pas Realit. Masa ndëshkuese do të jetë e njëjtë si në rastin e Barcelonës, bllokim në dy hapësira të merkatos, pra në verën e këtij viti dhe në dimrin e vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë se asnjë prej dy klubeve të kryeqytetit nuk mund të bëjë afrime të reja, me përjashtim të lojtarëve që janë dhënë në huazim në skuadra të tjera.

Te Los Blancos janë në dijeni prej kohësh të këtij vendimi të pritshëm të FIFA-­s dhe kështu mund të shpjegohen edhe lëvizjet e nxituara në merkato pa pritur fundin e sezonit. Në 4 muaj, presidenti Perez shpenzoi mbi 50 milionë Euro për Odegaard, Lucas Silvan, Asension dhe Danilon, ndërsa ka patur tentativa edhe për portierin De Gea. Nga ana tjetër, te Atletico tregohen të qetë përballë këtij lajmi, duke siguruar se ashtu si Reali, nuk kanë marrë ende asnjë informacion zyrtar nga FIFA. Presidenti i Federatës Spanjolle, Villar ka tentuar ndërkohë me Blatter që të shmangë sanksionet, por deri më sot pa sukses, edhe pse ka bashkëpunuar me zviceranin për rizgjedhjen e tij në krye të FIFA

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Ja kush është mbreti i ri i Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com