FIFA ka mbyllur të gjitha marrëveshjet kryesore me partnerët në Kupën e Botës 2026, duke bërë një nga turnetë më të suksesshëm financiarisht në historinë e futbollit.
Për vitin 2026, ato vlerësohen rreth 1.8 miliardë dollarë vetëm nga ky zë dhe 8,9 miliardë nga totali, ku përfshihen të gjithë burimet. Gjatë ciklit 2023-2026, arkëtimet kaluan parashikimet, duke shkuar në 13 miliardë, ose 2 më shumë se pritshmëritë.
Në ciklin 2027-2030, ato mendohet të rriten më shumë, duke prekur kuotën 14 miliardë dollarë, nga të cilat 6 miliardë vijnë nga e drejta televizive.
Botërori 2026 është eventi më i rëndësishëm sportiv i vitit, ku do të marrin pjesë për herë të parë 48 skuadra dhe do të zhvillohen 104 ndeshje. Turneu, që do të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Kanada dhe Meksikë.











