Pak ditë pas vdekjes së gjeniut të letrave shqipe Dritëro Agolli kanë nisur nderimet për të.
Këshilli i Bashkisë së Fierit në një mbledhje jashtë radhe ka vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” shkrimtarin e madh Dritëro Agolli. Gjithashtu me një tjetër vendim ky këshill ka vendosur që Biblioteka e qytetit të mbajë emrin e Dritëro Agollit.
ma.me