Policia e Fierit ka arrestuar 5 persona të akuzuar për tentativë të vjedhjes së puseve të naftës në Marinzë. Në prangat e policisë kanë rënë Kozma Mata, Ervis Xhafa, Kristald Plaka, Erald Zyka dhe Aurel Zhupani.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit L.Manollari me detyrë roje tek pusi 3108 Marinzë ,i kanë vjedhur atij telefonin dhe kanë tentuar që të vjedhin një sasi nafte bruto tek ky pus .
Po ashtu, 5 të arrestuarit më 18.05.2015 kanë tentuar sërish të vjedhin naftë tek pusi 5108 Marinzë.
Gjatë kontrollit të banesës së Kristald Plaka u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 7 gr lëndë narkotike kanabis sativa.









