• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fier/ “Skifterja” e karburanteve, jeta e saj mes Shqipërisë, Greqisë dhe Gjermanisë

by Java News
26/07/2018 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy kushërinjtë u ndaluan pak ditë më parë nga Policia e Fierit, pas denoncimeve nga punonjësit e tri karburanteve. Ata arritën të grabisin njërin prej tyre, ndërsa iu dështoi tentativa te dy të tjerët, pas rezistencës së punonjësve të tyre.

“Shtetasi Emiljano Grëmbi në bashkëpunim me kushërirën e tij, shtetasen Anna Malaj, nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të rinj. Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti, por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar. Në datën 15.07.2018, në lagjen ‘1 Maji’ Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ‘Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak’”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Ideatore dyshohet 31-vjeçarja, vjedhjet nën kërcënimin e armës

Policia bëri të ditur se 31-vjeçarja Anna Malaj dyshohet të ketë qenë ideatore e grabitjes dhe dy tentativave të tjera. Për të realizuar grabitjet, përdornin një pushkë gjahu dhe një automjet, të cilit i vendosnin targa të vjedhura.

Jeta e Annës mes Shqipërisë, Greqisë dhe Gjermanisë

Mësohet se Anna Malaj është nga Fshati Viskovë i Mallakastrës. Ajo ka një vëlla nga martesa e parë e të atit dhe më tej, pas martesës së dytë të tij me nënën e saj, kanë lindur tri vajza. Prindërit e saj, Laver dhe Shqiponja Malaj, jetojnë prej disa vitesh në Greqi. Në fshatin e tyre, ata kanë ndërtuar një vilë, çka nuk të jep përshtypjen e një familjeje me nevoja ekonomike.

Pikërisht për këtë shkak, Policia ka dyshime se Anna mund të jetë e përfshirë në veprimtari të ngjashme edhe në shtetin grek. Për këtë arsye, i është kërkuar bashkëpunim Policisë së këtij vendi për të marrë informacion nëse 31-vjeçarja ka precedentë në këtë shtet. Ajo jetonte së fundmi në Mallakastër dhe kishte marrë me vete djalin 13-vjeçar.

Ndërsa vajzën një vit më të madhe e kishte lënë te prindërit e saj në Greqi. Rreth një vit më parë mësohet se ajo ka bashkëjetuar me një shqiptar të Kosovës në Gjermani. Por për rrethana ende të paqarta, ajo u largua edhe nga ky shtet duke bërë një jetese tranzitive mes Shqipërisë e Greqisë. Ndërkohë, djali i tezës së saj, Emiljano Grëmbi, është fëmija i tretë i çiftit Kamber dhe Fetije Grëmbi. Ai jetonte së bashku me prindërit, vëllezërit, nusen dhe djalin e mitur./PANORAMA

ma.me

Next Post
VIDEO/ Gazetarja e CNN i bën pyetje të pakëndshme, Trump e nxjerr jashtë

VIDEO/ Gazetarja e CNN i bën pyetje të pakëndshme, Trump e nxjerr jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In