I vodhi në rrugë çantën me euro e lekë një vajzë, por u rrah mirë nga i afërmi i saj e më pas përfundoi edhe në pranga. Ndërkohë që personi që bëri vetëgjyqësi u shpall në kërkim nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në Fier, e sipas policisë në pranga u vu shtetasi 34-vjeçar, Klajdi Sherifi.
Sipas policisë ai u arrestua pasi dyshohet se i ka vjedhur një vajzë çantën. Ngjarja ka ndodhur 21 korrik në qytetin e Fierit në lagjen “Apollonia”.
Klajdi Sherifi me banim në fshatin Radostinë, i ka vjedhur çantën një 34-vjeçareje, brenda së cilës kishte 1700 euro, 13.000 lekë dhe sende të tjera.
“Policia ka shpallur në kërkim një 52-vjeçar me inicialet P.O, të afërm të vajzës, pasi ka bërë veprime vetgjyqësie duke ushtruar dhunë fizike ndaj Klajdi Sherifi më datën 10 gusht”, njofton policia.
Panorama/d i