• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fier /Rama sfidon Opozitën: Nuk i dorëzohem petritëve të Saliut, do bëjmë shumë më tepër

by Java News
09/03/2019 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fieri ku ndodhet në kuadër të turit “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama deklaroi qartë se nuk do dorëzohet para kërkesave të opozitës. Ai u shpreh para mbështetësve se ka marrë shumë mesazhe nga njerëz që i kërkojnë të mos dorëzohet dhe tha se nuk ka kujt t’i dorëzohet, duke i quajtur protestuesit në Fier, ‘petritat e Saliut’.

 

“100 petritat e Saliut atje te kthesa që përfaqësojnë dëshpërimin e madh të saliut dhe të çetës së tij plakë që tani ka mbetur aty ku i takon, rrugëve, rrugëve. Rrugët e lëna rrugëve ne i morëm trashëgim dhe pak nga pak po i sistemojmë. Siç i la rrugët rrugëve e nxori PD-në rrugëve. Ju them të gjithëve të mos shqetësohen më çojnë sms ‘mos u dorëzo’, kujt t’i dorëzohemi. Atyre atje tek kthesa? Që në kthesë janë e atje do jenë për sa kohë nuk ndahen nga ata që i kanë marrë peng. Peng i ka marrë koka që s’di ku i çon”, tha Rama.

Ai risolli në vëmendje marrëveshjen e majit 2017 me kreun e PD dhe tha se nuk pati asnjë ankesë për zgjedhjet parlamentare.

“Nëse ju kujtohet shumë mirë para 1 viti e gjysmë, thuajse 2 vjet i kishim në mes të bulevardit, nën dritaren e punës sime e fillonin mëngjesin me himnin kombëtar dhe e mbaronin ditën me birra dhe thoshin nuk dalim më nga çadra po nuk iku ky bashkë me qeverinë. Ne i morëm në qeveri, morën ça deshën por i thashë që kush fiton nuk kontestohet. I bënë zgjedhjet, i humbën në rregull.

 

U lodh Luli nëpër Shqipëri dhe fjeti gjithë verën. Nuk pipëtiu asnjëri. Kolegji Zgjedhor pa punë, asnjë ankesë, nga askush. Zgjedhjet e para në historinë e Shqipërisë, asnjë nuk vuri firmë në ankesë. 7 me 0 të gjitha firmat deri në KQZ. Tani çfarë ka ndodhur, prapë nga e para. Tani jo në çadër por rrugëve, prapë nga e para. Kë duan të bëjnë për budallenj këta. Mirë kur duan të vijnë në Tiranë mbyllin bashkinë e Kamzës, Shkodrës, Lezhës, Kukësit, i hipin në autobusë, bashkë me ca të tjerë nga ata që i mbyllën lojërat e fatit dhe çfarë kërkojnë. Kërkojnë dy gjëra, i kërkojnë t’i shmangen qershorit që vjen, se do vijnë këtu në Fier, do kandidojnë këtë Luanin.

Ça do thotë Luani, më jepni votën që të kthejmë Gjanicën si ishte. Më jepni votën që t’i bllokojmë prapë kanalet vaditëse. Ne i kemi zhbllokuar 500 km kanale vaditëse. Këta thonë na jepni votën ne, ti bllokojmë prapë. Më jepni votën që të hapim lojërat e fatit prapë, që atë binanë e madhe të Astrit Veliut ta bëjmë UFO, etj etj dhe na jepni votën që biznesi i vogël të paguajë 9%. Kush i ha këto?”, tha Rama nga Fieri.

Next Post
Gramsh/Monika Kryemadhi: Mandatet i dogjëm për ju

Gramsh/Monika Kryemadhi: Mandatet i dogjëm për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In