Polumbarët kanë nxjerrë nga liqeni trupin e pajetë të 40-vjeçarit nga fshati Petovë e Fierit i cili u mbyt paraditen e së mërkurës.
Pas disa orë kërkimesh polumbarët nxorën në breg trupin e shtetasit hajredin Xhelo, baba i dy fmëijëve.
Trupi u gjet në një largësi rreth 20 metër larg nga bregu. Ai u mbyt teksa po ecte mbi liqenin e ngrirë. Por akulli u thye dhe 40-vjeçari humbi jetën./a.m.