• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fier, nis puna për rikonstruksionin e plotë të 4 qendrave shëndetësore

by Java News
18/02/2018 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

300 Qendra Shëndetësore do të rehabilitohen tërësisht në 4 vite, në përmbushje të programit kombëtar të Qeverisë shqiptare për përmirësimin e kujdesit shëndetësor parësor në vend, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët pranë vendbanimeve.

Veç këtij angazhimi madhor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po vijon një bashkëpunim të suksesshëm me Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, nëpërmjet projektit të saj ‘Shëndet për të Gjithë’, për të përmirësuar më tej infrastrukturën në kujdesin shëndetësor parësor, aty ku janë nevojat.

Pas investimeve të rëndësishme në qarkun e Dibrës, ku po përfundon rehabilitimi I plotë dhe pajisja e 4 qendrave shëndetësore, pak ditë më parë, ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të 4 qendrave shëndetësore në Qarkun e Fierit, përkatësisht  atë të Krujanit, Roskovecit, Patosit dhe Strumës.

Gjashtëdhjetë e tre milion Lekë është vlera e punimeve për rikonstruksionin dhe furnizimin me aparatura të reja të këtyre 4 qendrave shëndetësore, për të ofruar një shërbim sa më të mirë dhe cilësor të kujdesit shëndetësor parësor për mbi 50 mijë banorët e këtyre zonave.

Punimet për rehabilitimin e katër qendrave shëndetësore kanë filluar pak ditë më parë dhe qendrat e rehabilituara priten të jenë gati brenda muajit maj të vitit 2018.

Rikonstruksioni i këtyre qendrave shëndetësore, përfshin punime në çati, dysheme, ndriçim dhe sistemin hidraulik, lyerje, instalim të sistemit të ngrohjes dhe ftohjes si dhe rrethimin me mur.

Qendrat e rinovuara do të përfshijnë recepsion, zona për pritjen e pacientëve, dhomë mjeku dhe infermieri, urgjencë, magazinë, sallë mbledhjesh dhe tualete. Në përfundim të procesit të rehabilitimit, këto qendra gjithashtu do të pajisen me tavolina, rafte dhe stola pritje për pacientët.

Mjekët e familjes që shërbejnë në katër qendra shëndetësore janë pajisur me çantën e mjekut, që përmban instrumente mjekësore bazë si stetoskopin për fëmijë dhe të rritur, puls oksimetër, glukometër, çekiç neurologjik, stetoskop fetal, etj,. Mjekët janë trajnuar për përdorimin e këtyre instrumenteve, të cilat mundësojnë një shërbim në kohë dhe cilësor për pacientët e kësaj zone. Gjithashtu, drejtuesit e këtyre qendrave shëndetësore janë trajnuar mbi menaxhimin shëndetësor dhe ekonomistët mbi financat shëndetësore, buxhetimin dhe prokurimet.

Projekti ‘Shëndet për të Gjithë’, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, po zbatohet në qarqet Dibër dhe Fier që prej vitit 2015.

Projekti synon të ndihmojë popullatën e këtyre dy qarqeve për të përfituar shëndet për të mirë nëpërmjet përmirësimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe aktiviteteve të promovimit shëndetësor. Përveç trajnimit të stafit mjekësore dhe kabineteve të promocionit shëndetësor, pajimit të mjekëve të familjes me çantën e mjekut dhe trajnimit të njësive të anti-korrupsionit pranë DSHP-ve lokale, HAP ka mundësuar edhe rehabilitimin e 6 qendrave shëndetësore në të dyja qarqet: në qarkun Dibër janë rehabilituar qendrat shëndetësore të Kastriotit, Komsisë, Maqellarës dhe Shupenzës; kurse në qarkun Fier janë rehabilituar qendrat shëndetësore të Cakranit dhe Libofshës.

Next Post
‘Të mirët i merr Rama në kabinetin e tij, të paaftët drejtojnë Kosovën’

'Të mirët i merr Rama në kabinetin e tij, të paaftët drejtojnë Kosovën'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In