Një operacion i Policisë së Fierit ka bërë të mundur arrestimin e 6 personave të shpallur në kërkim.
Mësohet se në pranga janë vënë 5 të akuzuar për vjedhje dhe një për vrasje.
Antonin Bregu, 27 vjeç ishte dënuar nga Gjykata me 10 vite burgim nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Në pranga kanë rënë edhe K. Lumanaj dhe B. Agalliu ndërsa identiteti i të ndaluarve të tjerë nuk është bërë i ditur. /b.d