Policia e Fierit ka bërë të mundur kapjen e rreth 32 kg lëndë narkotike kanabis sativa ndërsa ka vënë në pranga edhe poseduesin e saj. Në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Kumani”, janë sekuestruar 32.107 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Në pranga ka rënë Ilirjan Plaka, 34 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë, në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 32.107 kg lëndë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.