• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fier/ Hetimet për vrasjen e grabitësit: Policia qëlloi konform ligjit!

by Java News
24/03/2018 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas tentativës së grabitjes në Fier Hetuesit dyshojnë se agresorët kishin marrë informacion se në shtëpinë e familjes Muçi kishte shuma të mëdha parash, një sasi të konsiderueshme parash “cash”, që shkonte deri në një milion euro.

Por, kjo e dhënë e siguruar nga policia në rrugë operative nuk ka rezultuar e vërtetë. Nga verifikimet e uniformave blu, në banesën e Minella Muçit nuk është gjetur asnjë shumë e konsiderueshme monetare.

I zoti i shtëpisë jeton vetëm me bashkëshorten, ndërsa djali i tyre jeton prej vitesh në Meksikë. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që autorët të kenë ngatërruar objektiv. Por tentativa e katër grabitësve përfundoi në mënyrë tragjike me një të vdekur dhe një të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit duke u gdhirë e premtja, në një pallat në lagjen 29 nëntori. Katër grabitësit të maskuar dhe të armatosur tentuan të hynin me forcë në apartamentin në katin e tretë.

Sapo kanë dëgjuar zhurma burrë e grua kanë lajmëruar menjëherë policinë. Në këto kushte grabitësit reaguan duke hapur zjarr ndaj uniformave blu. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri nga autorët mbeti i plagosur dhe një tjetër gjeti vdekjen.

Viktimë mbeti Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri në Elbasan, ndërsa i plagosur Arben Muça, 35 vjeç nga Puka që ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë dy autorët e tjerë njëri prej të cilëve vëllai i Arbenit Ardi Muça, përfituan nga errësira dhe i shpëtuan ndjekjes.

Ndërkohë Arben Muça, i arrestuari i vetëm për tentativën e grabitjes në Fier, ku nga përplasja me policinë mbeti i vrarë 20-vjeçari Xhuljan Sollaku, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me uniformat blu.

Nga marrja në pyetje e 37-vjeçarit, i cili iu nënshrua një operacioni pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, nuk është nxjerrë asnjë e dhënë e vlefshme për hetimin.

Në kërkim vijon të jetë vëllai i tij, Ardi Muça, dhe një person tjetër, të cilët morën pjesë në grabitjen e dështuar.

Ndëkohë, nga hetimi paraprak i Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave, në bashkëpunim më Prokurorinë, ka rezultuar se policia ka reaguar sipas procedurave standarde, duke iu përgjigjur zjarrit me zjarr.

Next Post
Familja në varfëri ekstrme, Alpha Bank dhe ‘Fundjavë Ndryshe’ ndërtojnë shtëpi në 10 ditë

Familja në varfëri ekstrme, Alpha Bank dhe 'Fundjavë Ndryshe' ndërtojnë shtëpi në 10 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In