• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fier/ Grabitja e 100 milionëve, dy të arrestuarit mbeten në burg

by Java News
05/05/2018 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit në Vlorë la dje në burg dy autorët e dyshuar për grabitjen e rreth 110 milionë lekëve në Fier dhe të një mjeti luksoz tip “Benz”. Ngjarja ndodhi në fshatin Levan të Fierit më 29 maj të vitit 2017, ndërsa pak kohë më parë u arrestuan si të implikuar shtetasit Renaldo Tafili, 22 vjeç, dhe Xhuljan Muça, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Levan.

Të dëmtuarit nga kjo ngjarje kanë hedhur akuza akoma më të forta dje, ku sipas tyre ka prova për implikim të dy efektivëve të Policisë së Fierit në grabitjen e ndodhur në vitin e kaluar. Floresha dhe Xhemal Kalemaj ishin dje në sallën e gjyqit për të ndjekur nga afër seancën gjyqësore në ngarkim të dy të arrestuarve.

Vetëm pak javë më parë ata hodhën akuza se dy të arrestuarit do të blinin lirinë me paratë e grabitura, por dje trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke i lënë dy të rinjtë në burg.

Këta të fundit nuk kanë folur në gjykatë, por kanë pritur vetëm sa u është komunikuar masa e arrestit në burg. Veç dy bashkëshortëve të dëmtuar nga grabitja, në sallën e gjyqit dje ishin të pranishëm edhe familjarë të dy të dyshuarve. Më herët, çifti Kalemaj iu ka bërë atyre thirrje të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe të tregojnë se ku i kanë fshehur paratë.

Znj. Kalemaj, ju jeni palë e dëmtuar në këtë çështje. Gjykata la në burg të dyshuarit, teksa ju më parë keni aluduar se ata do të tentojnë të blejnë lirinë me paratë që iu grabitën juve…

Po padyshim që do liheshin në burg, mbasi të dy këta persona kanë grabitur lekët dhe automjetin dhe për këtë ka prova të pakundërshtueshme. Gjykata e Fierit dha arrest me burg, por avokatët mbrojtës apeluan dhe tashmë Gjykata e Apelit Vlorë e çoi të drejtën në vend. Shpresojmë që shumë shpejt të zgjidhet gjithçka.

Ju keni deklaruar se dy të rinjtë ju njihnin dhe kanë vëzhguar lëvizjet tuaja para se të vepronin…

Jo vetëm këta të dy, por edhe dy efektivë të Policisë së Fierit janë të përfshirë në këtë ngjarje. Kemi prova për këtë fakt dhe nuk e themi gjithçka kot.

Kjo është një akuzë e rëndë. I keni denoncuar ata?

Po kështu është dhe ne kemi bërë denoncim për efektivët e Policisë edhe në Komisariatin e Fierit, edhe në SHÇKB. Të dy grabitësit kanë kryer grabitjen të mbuluar nga efektivë të Policisë së Fierit. Nuk është deklaratë, por e mbështetur në prova të forta, të cilat ne i kemi dhënë në Policinë e Fierit.

Dhe, ka ndonjë reagim apo emër?

Ne i kemi deklaruar në Polici të gjitha. Presim reagimin e tyre dhe që hetimi të shkojë deri në fund. Të zbardhet e vërteta ashtu si është dhe të na kthehet mundi ynë dhe automjeti.

Çfarë iu kanë thënë për paratë? Çfarë kanë deklaruar të rinjtë për to?

Janë hetimet që vijojnë. Ne s’kemi marrë ende asgjë edhe pse na kanë thënë që janë gjetur një sasi lekësh. Por deri tani asgjë. Nuk dimë më shumë se kaq. Pasi nuk ka kanë treguar asgjë më shumë. Thjesht se hetimet vijojnë.

Si u vodhën lekët dhe automjeti?

E kemi thënë edhe më parë. Ata ishin banorë dhe punonin pranë biznesit që kemi në Levan dhe i njihnim edhe më parë. Na kanë studiuar. Pasi kanë shkuar fillimisht në shtëpinë tonë në Fier dhe kanë marrë një shumë parash atje, kanë arritur të marrin çelësin rezervë të automjetit. Më pas arritën ta grabisin automjetin, brenda të cilit ne kishim edhe 100 milionë lekë që i kishim për të shlyer detyrimet tona mbi biznesin dhe kredinë. panorama

ma.me

Next Post
Padagogu Mërtiri: Ndjej ngazëllim që të rinjtë e PD rrahën veteranët!

Furtunat në gotë që ngrenë demokratët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

SONDAZHI / Cila parti ka punuar më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme? Ja si përgjigjen shqiptarët

May 4, 2026
“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

May 4, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

May 4, 2026
Braktisi listën e Elbasanit, Balliu hedh akuza të forta: Noka dhe Boçi na vodhën votat e primareve

“Punon në administratë”, Balliu replikon me Gjin Gjonin: E sfidoj ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut…

May 4, 2026
Për të tretën ditë, Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara në Hagë

“Më është mbyllur goja…”! Si është dita në izolim? Thaçi thyen heshtjen nga Haga

May 4, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Akuza e fortë e Salianjit: Gjyqtarët që më dënuan mua, të njëjtët që i dhanë të drejtë Berishës…

May 4, 2026
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

May 4, 2026
“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

May 4, 2026
SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

May 4, 2026
“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In