Një çantë e dyshimtë u vendos në një lokal në Fier. Lokali ku është vendosur çanta e cila dyshohet se përmban lëndë plasëse rezulton të jetë në emër të mikut të Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj që u plagos në Papër bashkë me të shumëkërkuarin dhe u arrestua.
Hoxha u vu në pranga bashkë me Dumanin dhe u shtrua në spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Më pas, u dërgua në spitalin e burgut tek QSUT-ja. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur njësia anti-eksploziv dhe pritet që të bëjë shpërthimin e kontrolluar.
/b.h