Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur rreth 10 mijë euro në një banesë.
Sipas policisë, banesa e grabitur është në pronësi të A.L, 63-vjeç nga fshati Zhupan. Ai ka denoncuar edhe vjedhjen e një arme gjahu çifte. Policia e Fierit ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vidhet ne nje banese 10 mije euro policia po punon per zbardhjen e ngjarjes.
Në datën 04.06.2017, rreth orës 04:30, në fshatin Zhupan, shtetasit A.L, 63 vjeç, në banesë, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, dyshohet se i kanë vjedhur rreth 10 mijë euro dhe një armë gjahu. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.