Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një person të shpallur në kërkim që prej vitit 2015.
I arrestuari është Renalt Ndreko, 21 vjec, banues në fshatin Fermë Çlirim, Fier.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 21-vjecarin, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
shqiptarja.com/d.i.