• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fier, arrestohet babai i Azgan Mërnicës që vrau vjet efektivin e ‘Shqiponjave’/ 57 vjeçari lëvizte i armatosur, me precedentë…

by Os De
23/11/2025 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit teksa lëvizte i armatosur në fshatin Fermë Çlirim. I arrestuari është Petrit Mërnica, i cili u kap një lokal të zonës teksa me vete iu gjet 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës. 

Petrit Mërnica ka bërë më parë 20 vite burg për vrasjen e kunatit të tij. Gjithashtu ai është babai i Azgan Mërnicës, i cili në vitin 2024 qëlloi për vdekje me plumb në kokë efektivin e ‘Shqiponjave’ Novruz Canaliaj. 

“Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Pathëay”. 

Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje. 

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak. 

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathëay”. 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës. 

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. 

 

 

Next Post
“Janë dëmtuar në rang vendi 15 ura”/ Vengu në Maliq: Pas shembjes së argjinaturës në Sheqeras kërkuam..

“Janë dëmtuar në rang vendi 15 ura”/ Vengu në Maliq: Pas shembjes së argjinaturës në Sheqeras kërkuam..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

November 2, 2026
Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

November 2, 2026
“Ai e sheh normale marrjen e territorit”, çfarë po “bluan” Trump sipas analistit

Sfida e PD-së, të shkëputet nga establishmenti për të qenë me protestën!

November 2, 2026
Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

November 2, 2026
SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

November 2, 2026
Zbulohen 10 tonë kokainë e dyshuar e mafies shqiptare në Spanjë, ngarkesa u kap pas një gabimi në magazinë

Zbulohen 10 tonë kokainë e dyshuar e mafies shqiptare në Spanjë, ngarkesa u kap pas një gabimi në magazinë

November 2, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Begaj firmosi hartën e re territoriale me 46 bashki, Mazniku tregon planet e reja!

November 2, 2026
Holanda propozon ligjin kundër varësisë nga rrjetet sociale, synohet ndalimi i scrolling pa fund dhe njoftimeve automatike

Holanda propozon ligjin kundër varësisë nga rrjetet sociale, synohet ndalimi i scrolling pa fund dhe njoftimeve automatike

November 2, 2026
Ndërron jetë në Spitalin e Traumës 16-vjeçari, u aksidentua në Lezhë me motor kur po kthehej nga shkolla

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës 16-vjeçari, u aksidentua në Lezhë me motor kur po kthehej nga shkolla

November 2, 2026
Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikë, regjistrohen mbi 5,400 viktima

Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikë, regjistrohen mbi 5,400 viktima

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In