Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku punonjësi i një firme private është aksidentuar në punë dhe ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.
Burime nga policia thanë se rreth orës 12:55, në Urgjencën e Spitalit Fier, është sjellë i aksidentuar në punë gjatë ndërtimit të ujësjellësitnë fshatin Frakull, 57-vjeçari me inicialet P. M., banues në fshatin Frakull, Fier.
Mësohet se fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në sallën e kirurgjisë në orën 13:05.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje./a.m.