Një tre vjeçare ka mbetur e bllokuar në banesën e saj në katin e pestë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier.
Kanë qenë të qarat e të miturës që kanë alarmuar fqinjët të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse dhe uniformat blu të cilet kanë bërë të mundur duke hyrë nga dritarja, zhbllokimin e derës.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkine Fier, Zija Hyka , ky është rasti i dytë i zhbllokimit të dyerve për ditën e sotme teksa ka apeluar për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm veçanërisht ndaj fëmijëve.
/a.r