• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fidel Ylli: Politika është kaq e keqe, ja si më bindi Rama. Nëse do më presë në besë…

by Java News
03/10/2018 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pyetjes se përse ka vendosur të bëhet pjesë e politikës shqiptare Fidel Ylli, ai i është përgjigjur se dëshira për të kontribuar në përmirësimin e situatës së sportit në vend ka qenë shtysa e tij e vetme.

“Kjo politikë që është në Shqipëri, është kaq e ashpër, kaq e keqe… Politika në thelb është gjë e mirë, e bëjnë familje të mëdha, njerëz me kulturë, me botë, por këtu është shumë e ashpër. Ka hyrë çdo lloj njeriu në parlament, vetëm se merr disa vota diku dhe është bërë pjesë e politikës.

Ndonjëherë vihesh edhe ti në siklet. Megjithatë një fjalë e Kryeministrit më ka bindur që t’i hyj politikës. Kryesisht kam dhënë fjalën që kur të bëhem pjesë e saj, nuk do të flas për ato gjëra që nuk më takojnë, por për ato të cilat janë pjesë e edukimit tim. Edhe ju e keni parë që përgjatë gjithë kësaj kohe për këtë kam folur, për reforma në sport, për edukimin, për mediat”.

Ylli ka treguar se ka qenë kryeministri Edi Rama e ka bindur të marrë këtë vendim.

“Kryeministri më thoshte që duhet të vish, të bëhesh anëtar i Parlamentit sepse unë kam nevojë për ty. Unë i kam thënë jo, i kam thënë se nuk kisha dëshirë të bëhesha pjesë e politikës. Unë di që je mirë, tha, të gjithë e dinë që nuk je njeri i korruptuar, se i ke bërë bizneset me sakrifica, pse do të më lësh vetëm.

Dhe më tregoi për kryeministrin e Spanjës, Aznarin, të cilit i kanë bërë vërejtje se Parlamentin dhe Qeverinë e kish ndërtuar me shokët e tij. Përgjigjja e tij, tha, ishte: ‘Po me shokët e mi e kam bërë, se me këta kam ëndërruar ta bëj Spanjën’.

Rama më tha: ‘Unë me ty jam ulur në ’86-87, që shanim sistemin, që donim ndryshim, dhe tani përse do të më lësh vetëm?’. Fabula ishte te morali. Atëherë unë i thashë do ta mendoj, dhe pasi mendova, vendosa, dhe i kam thënë dy fjalë, unë do merrem me reformën në sport se sportin e kam jetën time. Por nëse ti do më presësh në besë, do më kesh kundër, tha Ylli.

Ai tregon dhe si iu fut biznesit.

““Unë mendoj se u bëra i zoti pasi kisha vizionin që të ecja përpara. Të bësh biznes në vitet ’95 -96, kur të tjerët merrnin në duar kallashë, unë bëja pallate dhe rrija i ruaja gjatë gjithë natës. Me vështirësi ne kemi arritur dhe jemi këta që jemi. Unë në politikë hyra tani, por kur hyra i kisha bërë bizneset më përpara, pra në politikë unë hyra të kontribuoj për sportin që e dua aq shumë. Të jap kontribut, me Kryeministrin, me qeverinë, me të gjithë faktorët, në mënyrë që të nxjerrin sa më shumë buxhete dhe ligje të mira”.

a.ç

Next Post
Kryemadhi: Nuk kthehemi në parlament! Shteti të rreh dhe të varros për së gjalli

Kryemadhi: Nuk kthehemi në parlament! Shteti të rreh dhe të varros për së gjalli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

March 3, 2026
Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In