Fidel Ylli u shpreh se Ministria e Financave, ka bërë një gafë, për ligjin e të ardhurave të tatimfitimit, pasi sipas tij e kanë çuar në komisionin e financave dhe jo te komisioni i sportit.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, presidenti i KOKSH, e quan mediokritet atë që kanë bërë, duke shtuar se nuk janë pyetur njerëzit e sportit që marrin vesh.
Ligji i sponsorizimit duhet, por duhet edhe ligji i të ardhurave të tatimfitimit. Këta në ligj kanë bërë një gafë. Prandaj them unë që këta nuk pyesin. E ka bërë Ministria e Financave dhe e ka çuar në komisionin e financave, nuk e ka sjellë te komisioni i sportit, që unë kam qenë në parlament. E kanë bërë vetëm për federatat. Shumë shpejt do të shtohet, që të jetë edhe për KOKSH, edhe për Federata, edhe për Shoqatat edhe për klubet. E merr një klub, gjen një miliarder dhe i thotë të sponsorizojë, por nuk e ka të drejtën, sepse është vetëm për Federatën. Shiko çfarë mediokriteti kanë bërë. Nuk pyesim njeriun e sportit që është në parlament dhe ne e marrim vesh tani që është një ligji i tillë, por vetëm për Federatat.
Ylli deklaroi se dëshiron që të gjitha klubet të fiskalizohen dhe shtoi se ai që bëhet në Shqipëri, nuk është futboll.
Do doja që të gjitha klubet e futbollit të fiskalizohen. Unë ia kam thënë presidentëve që ky që bëhet në Shqipëri, nuk është futboll. Nuk mund ta mbajë dot një klub, një president i vetëm. Duhet një grup aksionerësh ta bëjnë. Asnjë nuk është vetëm. Shikoni nëpër bvotë. Sporti është biznes.
Numri 1 i KOKSH, zbuloi se Edi Rama, i kishte kërkuar që të merrte klubin e Tiranës, kur ata po shkonin në kategorinë e dytë.
Bert Brojkën e kam pasur shok, më është lutur që ta merrja Tiranën kur po shkonte në Kategorinë e Dytë, që ta merrja klubin. Edi Rama më është lutur që ta merrja Tiranën. E kam thënë që mos kam luajtur mendsh që të bëhem president futbolli. Paratë e djersës t’i harxhoj unë për të blerë lojtarë 200 mijë dollarë. Prandaj bota ka gjetur grupe të mëdha interesi. Sheiku i Man City, ka 13 ekipe, e kanë kthyer në biznes.
/a.r