• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fidel Castro, “paraardhësi” i ISIS, filmonte vrasjet që në 59′ (ka vrarë më shumë bashkëkombas sesa Stalini e Hitleri)

by Java News
29/11/2016 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fidel Castro u ka vënë prangat dhe ka torturuar të burgosurit politikë në një shkallë shumë herë më të lartë sesa Stalini gjatë epokës së terrorit të madh. Ai vrau më shumë kubanë në 3 vitet e para të pushtetit të tij, krahasuar me gjermanët që vrau Hitleri gjatë 6 viteve të para në pushtet.

Fidel Castro shpartalloi, përmes ekzekutimeve masive, burgosjeve masive, vjedhjeve masive dhe ekzilit, thuajse çdo familje në ishullin e Kubës. Shumë kundërshtarë të regjimit të Castros renditen mes të burgosurve politike që kanë vuajtur më gjatë se kushdo tjetër në historinë moderne, teksa janë përballur me kampet e përqëndrimit, punën e detyrueshme dhe dhomat e torturës për një periudhë 3 herë më të gjatë nëpër gulagun e Fidel Castros, sesa ka vuajtur Alexander Solzhenitsyn në gulagun e Stalinit.

Fidel Castro dhe Che Guevara janë të vetmit që mund të konsiderohen se e kanë mposhtur ISIS-in plot gjysmëshekulli më parë. Që në fillim të janarit të vitit 1959, ata nisën të filmonin vrasjet e tyre për të krijuar efektin shokues nëpër media. Fidel Castro ishte gjithashtu më afër se kushdo tjetër në histori në prag të nisjes së një lufte bërthamore mbarëbotërore.

Gjatë këtij procesi, Fidel Castro e shndërroi kombin shumë të civilizuar dhe me një standard jetese më të lartë sesa shumica e vendeve të Europës, në një lagje të varfër të shkatërruar nga sëmundjet tropikale dhe me normën më të lartë të vetëvrasjeve në hemisferën perëndimore.

Thuajse 20 herë më shumë njerëz kanë vdekur teksa përpiqeshin t’ia mbathnin nga Kuba e Castros, sesa janë përpjekur të largohen nga Gjermania Lindore. Ndërkohë që përpara epokës revolucionariste të Castros, Kuba mirëpriste më shumë emigrantë për frymë sesa çdo komb tjetër në botë, madje më shumë sesa vet Shtetet e Bashkuara.

Fidel Castro ndihmoi në trajnimin dhe financimin praktikisht të çdo grupi terrorist në botë, nga “Macheteros” në Puerto Rico, nga “Montoneros” në Argjentinë, “FARC”-u në Kolumbi, “Panterat e zeza”, e deri te “IRA”, apo “PLO” dhe “Al Fatah”.

Varret e viktimave të tij janë simbolike, gjithsesi, por shumica e trupave të pajeta gjenden ende nëpër varre masive të mbuluara me buldozerë, sipas urdhrave të atij, familja e të cilit mori ngushëllime nga presidenti Obama përmes një deklarate zyrtare.

Sipas kërkuesve dhe hulumtuesve të Arkivës së Kubës, numri total i viktimave të regjimit të Castros i përafrohet shifrës 100 mijë njerëzve. Popullsia e Kubës në vitin 1960 ishte 6.4 milionë, ndërkohë që sipas “Freedom House”, organizatës së të drejtave të njeriut, rreth 500 mijë kubanë kanë kaluar nëpër burgjet e Castros, sikurse dhe në kampet e punës së detyruar. Kjo e dërgon mesataren e të burgosurve politikë të Fidel Castros thuajse më lart sesa ajo e heroit të tij, Stalinit.

Ndaj dhe nuk është e mjaftueshme që liberalët të refuzojnë të njohin ndonjë justifikim pas festimeve nëpër rrugët e Miamit për vdekjen e tij. Çfarëdo që të thoni për Fidel Castron, askush nuk e ka akuzuar ndonjëherë atë për lexim të gabuar të rrjedhës mediatike amerikane.

“Më e rëndësishme sesa rekrutimet ushtarake për ushtritë guerrile tonat, ka qenë rekrutimi i reporterëve amerikanë për të eksportuar propagandën tonë”, ka thënë Che Guevara në vitin 1959. Ndërsa Herbert Matthews, në prill të 1959-s u shpreh se “pa ndihmën e New York Times, Revolucioni në Kubë nuk do të kishte ndodhur kurrë”, duke cituar Fidel Castron teksa i jepte medalje atij. E siç shihet nga këto shprehje, shërbimet propagandistike nga shumica e medieve për regjimin e Castros vijon, pavarësisht një gjysmëshekulli sponsorizimi të terrorizmit, vrasjeve masive dhe torturave masive./tch/a.k

Next Post
Vuçiç kundër Kosovës në OKB, ëndërron union doganor ballkanik

Vuçiç kundër unionit të komunave shqiptare: Një lojë e vogël fëmijësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

August 24, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fundgushti “mbyll” pushimet / Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 11 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orë

August 24, 2026
Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

August 24, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

August 24, 2026
VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat

August 24, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com