• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fidan Aliti, largimi i radhës nga Shqipëria drejt Kosovës

by Java News
04/11/2016 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova përforcohet me një tjetër futbollist që më parë ka veshur fanellën kuqezi të Shqipërisë, Fidan Alitin, mbrojtësin nga Presheva që luan me Slaven Belupon në ligën e parë kroate. Ai është mbrojtës i majtë, por mund të përshtatet në të gjitha pozicionet e prapavijës. Në këtë sezon ai ka luajtur tetë ndeshje me ekipin nga Belupo.

Sipas “Telegraf” lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari, i cili për një prononcim për portalin Kosovar ka thënë se ka marrë ftesë për ndeshjen e 12-të nëntorit kundër Turqisë. “Zyrtarisht kam marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës që t’i bashkohem dhe për këtë jam shumë i lumtur. Ky vendim i marrë nga unë nuk është kundër Shqipërisë, ku kam luajtur më parë, por është për ta ndihmuar Kosovën. Kemi biseduar edhe me FSHF-në dhe jemi akorduar që unë të jem pjesë e Kosovës”, deklaroi lojtari i lindur në Zvicër.
Problemi i vetëm që pengon 23-vjeçarin t’i bashkangjitet menjëherë Kosovës është pasaporta që ai nuk e disponon.

“Jam në pritje të pasaportës së Kosovës, shpresoj që të më bëhet sa më shpejtë dhe të mund ta jap kontributin tim për Përfaqësuesen kosovare. Fidan Aliti shprehet krenar për faktin që do të jetë futbollisti i parë shqiptar nga Lugina e Preshevës që do ta veshë fanellën e Kosovës. “Është një krenari për mua që të jem futbollisti i parë nga Lugina e Preshevës që do ta bartë fanellën e Kosovës. Do të mundohem ta jap maksimumin që ta prezantoj edhe Luginën në Përfaqësuesen e Kosovës. Lugina është Kosovë dhe shpresoj që pas meje të ketë edhe futbollistë të tjerë nga kjo pjesë e Kosovës që do t’i bashkohen Përfaqësueses më të re në Evropë”.
BW/d.i.

Next Post
Jennifer ndihet e fuqishme edhe në moshën 47 vjeçare

Jennifer ndihet e fuqishme edhe në moshën 47 vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Poliçanit, protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

Pas Poliçanit, protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

July 31, 2026
Pak minuta nga ulja, avioni lëshon alarmin “May Day”! Çfarë ndodhi me British Airways

Pak minuta nga ulja, avioni lëshon alarmin “May Day”! Çfarë ndodhi me British Airways

July 31, 2026
U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

July 31, 2026
Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

July 31, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Martin Leka: Problemi i PS-së është te piramida drejtuese, jo te baza

July 31, 2026
Ambasadori i ri drejt Tiranës? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Ambasadori i ri drejt Tiranës? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

July 31, 2026
Një tjetër lagje në kryeqytet me linjë re ujësjellësi

Rama ndan pamjet: UKT me shërbim 24/7 dhe katër kanale të reja komunikimi për qytetarët

July 31, 2026
420 mijë shqiptarë më pak në 12 vjet? Drejtoresha e INSTAT: S’janë vetëm emigrantët…

Shqipëria ‘thyen’ stereotipin europian, surprizon diferenca mes grave dhe burrave

July 31, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

July 31, 2026
Tragjike në Kretë! Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Tragjike në Kretë! Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com