• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

FFK mashtroi, Kosova U16 nuk luajti me Italinë U16

by Java News
03/09/2015 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës në fund të gushtit, njoftoi se Përfaqësuesja e Kosovës grupmosha nën 16 vjeç, do të marrë rrugë për në Itali, për të qenë pjesë e turneut të Paqes, së bashku edhe me Përfaqësuesen e Italisë, Bullgarisë dhe ekipin L’Aquila, njëherësh nikoqir i këtij turneu. Tutje, FFK, njoftoi se ndër ndeshjet që Kosova do t’i luaj atje, është edhe ajo kundër përfaqësueses së Italisë, grup mosha nën 16 vjeç. Dhe me datën 25 gusht, erdhi lajmi nga Apeninet, se Përfaqësuesja e Kosovës nën 16 vjeç, në stadiumin e qytetit të L’Aquilas, ka luajtur ndeshjen e parë kundër Italianëve nën 16 vjeç, e ku Kosova madje kaloi e para në avantazh, derisa italianët në vazhdim konsoliduan radhët e veta dhe barazuan disi në 1 me 1, që ishte edhe epilogu final. Ky lajm i madh, doli edhe në ueb faqen zyrtare të FFK-së, me titull, Kosova U16 barazoi me Italinë.

Mirëpo, vetëm me një kërkim të thjeshtë, në ueb faqen zyrtare të Federatës së Futbollit Italian, shihet qartë, se ndeshja mes italianëve dhe kosovarëve, në grupmoshën nën 16 vjeç, nuk ka ndodhur. Pas kthimit të ekipit të Kosovës nga Italia, fëmijët e përfaqësueses, sipas prindërve të tyre, e përjetuan rëndë këtë mashtrim, pasi sipas tyre ata ishin nisur të entuziazmuar dhe me pritje të mëdha se po i pret Italia. Shqetësimit dhe pretendimit të prindërve se ata u mashtruan, i shkoi në gjurmë deri në fund, Sporti në KTV. Ata morrën një përgjigje nga Federata italiane se: “Duke ju referuar kërkesës suaj më poshtë, ne ju informojmë juve se skuadra e involvuar në takim kundër Kosovës në fund të gushtit, nuk ka qenë përfaqësuesja jonë nën 16 vjeç, por një përzgjedhje regjionale e kësaj grupmoshe e kryer nga klubi L’Aquila”. Edhe përkundër kësaj, Artan Govori, përgjegjës për përfaqësuese, i kontaktuar ditë më parë nëpërmjet telefonit insistonte se Kosova ka luajtur me Italinë.

Sipas Govorit Kosova U16, ka luajtur me ekipin B të grupmoshës nën 16 vjeç, dhe pastaj me ekipin L’Aquila. Mirëpo, Sporti në KTV, ka siguruar edhe video xhirimet nga këto dy takime. Në të dyja ndeshjet, shihet qartë se lojtarët nuk bartin fanellat e Italisë, por bartin fanellat e klubit L’Aquila. Njëri takim, i raportuar si kundër Italisë, përfundoi 1me1.

Derisa i dyti , ndaj po këtij ekipi , pra nikoqirit L’Aquila , përfundoi në të mirë të Kosovës me rezultat 2:1. Kurse në të njëjtin turne, Italia nën 16 vjeç, zhvilloi vetëm 1 ndeshje, e cila edhe është e regjistruar në kalendarin zyrtar të Federatës së Futbollit Italian.

Pra , veç faktit se as Burkina Faso nuk e merr seriozisht kombëtaren A të Kosovës , del që me trajtim dhe qasje jo serioze , konsiderohen edhe të rinjtë e Kosovës , që nuk mund të zhvillojnë ndeshje ndaj moshatarëve të tyre , edhe pse janë pjesë e të njëjtit turne.

Next Post

Shpëtimi drithërues i një maçoku nga kati 6 i një pallati (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin: Plani i paqes i SHBA-së mund të jetë ‘bazë’ për zgjidhjen përfundimtare të paqes

Lehtësoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin dhe shpjegon pse e mori atë masë!

October 19, 2026
Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

October 19, 2026
Lodhesh kot Sali!

Lodhesh kot Sali!

October 19, 2026
Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

October 19, 2026
Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

October 19, 2026
Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

October 19, 2026
Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

October 19, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Demokraci apo lotari e kaosit?

October 19, 2026
Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

October 19, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com