• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festivali letrar, të rinjtë e kryeqytetit në garë për prozë, poezi dhe esse

by Ardit Rada
02/06/2020 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, dhjetëra të rinj dhe të reja konkurruan në me krijimet e tyre në prozë, poezi dhe esse në Festivalin Letrar për të Rinj “Tirana Gate-2020”. Edhe pse në kohë pandemie, Edicioni i VI i festivalit e nisi punën e tij në mars, duke e ndryshuar tërësisht mënyrën e organizimit, pasi gjithçka është kryer online. Festivali, që organizohet si çdo vit nga Instituti i Librit dhe i Promocionit, i mbështetur nga Bashkia e Tiranës, u drejtohet të rinjve që shkruajnë në gjuhën shqipe në tri gjini prozë, poezi, esse. Ai synon të sjellë në vëmendjen e lexuesve shqiptarë krijues të rinj e të talentuar, të cilët do të jenë autorët e së nesërmes, dhe t’i drejtojë ata përmes aktiviteteve të ndryshme për të fituar gjithnjë e më shumë bindje mbi talentin e tyre.

Tema e këtij edicioni është “Shpirti i një kryeqyteti që ndryshon”, e lidhur ngushtësisht me Tiranën dhe 100 vjetorin e shpalljes Kryeqytet. Për këtë u shpërndanë postera në mjediset pranë shkollave dhe pallateve, në mënyrë që kushdo të merrte informacionin e duhur mbi zhvillimin e tij. Gjithashtu, përmes fushatave online u njoftua një grup më i madh njerëzish dhe për disa ditë me rradhë u zhvillua një fushatë informuese përmes postimeve në Facebook. Të gjitha aplikimet u pranuan si në të gjitha edicionet e Festivalit përmes aplikimit në Faqen zyrtare të Festivalit në Facebook. Aplikimet u sistemuan dhe iu dorëzuan jurisë së përbërë nga Arta Marku, Ylljet Aliçka dhe Renato Kalemi, për të përzgjedhur grupet e 6 krijimeve më të mira dhe të fituesve në secilën gjini. Fituesit e Festivalit pritet të shpallen së shpejti.

Ndërkohë, me ndihmën e trajnerëve Aida Nova, Kristian Koroveshi dhe Klea Mani u zhvilluan përmes platformës Zoom takimet e seminareve rikrijuese, në të cilat konkurrentët u njohën me njëri-tjetrin, patën mundësinë të bisedonin mbi krijimet e tyre mbresat që kishin dashur të përcillnin përmes tyre dhe dëftuan sa kishte ndikuar kjo gjendje e jashtëzakonshme në krijimtarinë e tyre. Në seancën e dytë, pjesëmarrësit morën njohuri se si mund të lexoheshin në mënyrë profesionale krijimet e tyre. Ky lexim u shërbeu për leksionin mëtejshëm, ku ata morën disa njohuri mbi zhvillimin e videove artistike, të cilat do të përmbajnë krijimet e tyre.

Pjesëmarrësit në këtë mënyrë sollën në faqen Facebook të Festivalit videot e realizuara prej tyre ku përmes imazheve të përzgjedhura me kujdes lexuan krijimet e dërguara më parë me shkrim përmes aplikimit. Faza e fundit e festivalit përfshin përgatitjen e ceremonisë finale, ku do të shpërndahen trofetë për fituesit dhe botimi i antologjisë me krijimet e pjesëmarrësve.

Next Post
Fshehu lajmin/ 5 futbollistë të Barcelonës kaluan koronavirusin pa e kuptuar njeri

Fshehu lajmin/ 5 futbollistë të Barcelonës kaluan koronavirusin pa e kuptuar njeri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

February 3, 2026
“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

February 3, 2026
Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

February 3, 2026
Historia e deputetit gjysëm gjerman të Librazhdit dhe batuta e Dritëro Agollit

9 vite pa penën e Dritëro Agollit, poeti që la gjurmë në letërsinë shqiptare

February 3, 2026
Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit, Policia procedon detektiven private dhe një person tjetër

Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit, Policia procedon detektiven private dhe një person tjetër

February 3, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

February 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Çfarë ndodh nëse PD ngujohet në shesh

February 3, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Ankimimi i qeverisë për Ballukun, sot Kushtetuesja mblidhet për të marrë vendim

February 3, 2026
Reforma e ashtuquajtur territoriale: pushteti dhe opozita

Reforma e ashtuquajtur territoriale: pushteti dhe opozita

February 3, 2026
Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In