• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festivali i teatrit rikthehet pas 20 vitesh, Xhepa: Të mos ndërpritet, të bëhet një herë në 2 vite!

by Java News
26/09/2018 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një mungese të gjatë 20-vjeçare në skenën e teatrit shqipfolës u rikthye Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove. Në këtë festival ku prej dy netësh po prezantohen shfaqjet e 14 trupave teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, aktori i njohur Ndriçim Xhepa flet për pritshmëritë, që ka nga prezantimi i shfaqjeve që ngjiten në skenën e ArTurbinës. Ai mendon se duhet punuar seriozisht, që ky festival të shkojë drejt cilësisë

“Pritshmëritë, kam përshtypjen se nuk duhet që t’i ketë fort të qarta edhe vet drejtori (Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar), që është marrë me anën teknike të këtij festivali. Por ajo që kemi biseduar ne është se do të ishte pozitive, që ky festival të shkonte drejt cilësisë, duke u bërë njëherë në dy vjet”, tha Ndriçim Xhepa.

Sipas Xhepës, i cili është edhe President i jurisë, do të ishte shumë pozitive që festivali të zhvillohej njëherë në dy vite vite, sepse brenda këtij harku kohor trupat qendrore edhe të rretheve do të kishin mundësi përzgjedhje

“Jo më kot e thashë njëherë në dy vjet, se kjo do të krijonte mundësinë që secila trupë të vinte me shfaqjen teatrore më cilësore. Njerëzit takohen, njihen dhe krijojnë lidhje dhe bashkërendim, që mendoj se i bën mirë aktrimit teatror shqiptar”, theksoi ai. Xhepa shpreson, që të zhvillohet jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë e Shkup

“Ideja tjetër që festivali të lëvizë në Tiranë-Prishtinë-Shkup është shumë pozitive, sepse kështu do të bëhej më interesant, duke e pasuar stafetën nga njëri tek tjetri. Kështu çdo drejtori artistike, trup teatrore apo regjisorë që do të kishte dëshirën për t’u përfshirë në festivalin do të vihej para përgjegjësisë për të shkuar drejt cilësisë”, thote Xhepa.

Përsa i përket skenës ku po zhvillohet festivali tek ArtTurbina shprehet se gjithmonë kaa pasur mendimin, jo sot, por sot edhe shumë kohë më parë, që kur u dha kjo ide dhe filloi ndërtimi, se nuk ka asnjë gjë të keqe, përpos problemeve që ka salla qendrore atje (TK) në qendrën tonë të Tiranës, se si do të shkojë, çfarë forme apo ç’drejtim do të marrë.

“Ne nuk po merremi me këtë aspekt, por mendoj se nuk ka asgjë të keqe, që është bërë kjo sallë, veçse të mirë. Vetëm këtu ku jemi mund të banojnë rreth 250 mijë banorë. Prandaj një hapësirë e tillë, një sallë e tillë skenike nuk ka asnjë të keqe, veçse të mirë, se çdo vit dalin regjisorë dhe aktorë të rinj. Në ArTurina në radhën shtatë, ku unë isha fjala vinte, nuk e di për më sipër, por nëse edhe më lart është kështu, unë mendoj se kjo është diçka pozitive”, nenvizon Xhepa.

Por si e sheh Ndriçim Xhepa faktin, që artistët që protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar kanë vendosur të qëndrojnë indiferentë ndaj këtij festivali.

“Pa dashur që t’u jap mend atyre që për momentin kanë një veprim ndryshe, një administrim ndryshe të vetvetes, mendoj që fenomenin atje nuk e zgjidh ardhja apo mos ardhja në këtë festival. Festivali bëhet këtu dhe në Akademinë e Arteve (UA), edhe tek TKES (Teatri Eksperimental) ka dy shfaqje. Për mendimin tim mund të bëhej edhe atje, nuk ishte ndonjë dramë e madhe. Por, ajo ka një logjikë tjetër që duhet të marrë zgjidhje, formë, bashkëbisedim, përfundim, konkludim dhe festivali duhet që të ketë jetën e vet, sepse bëhet për ata që vinë edhe për ata që nuk vinë. Ata janë pjesë e këtij komuniteti dhe nuk e zgjidh ngërçin bërja ose jo e festivalit”, nenvizoi ai.
Prezantimi i shfaqjeve në ArTurbina do të vazhdojë çdo mbrëmje, deri në datë 30 shtator.

ma.me

Next Post
Historia e trishtë e familjes shqiptare, gjesti i madh i francezes

Shqipëria, me numrin më të lartë të kërkesave për azil në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

April 5, 2026
“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In