• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festivali i filmit “PriFest” vjen në Tiranë, Veliaj: Prej Vjosës jemi sot edhe më afër me Prishtinën!

by Java News
29/10/2022 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “PriFest” (Prishtina International Film Festival) vjen në Tiranë, i cili do te zgjase tre dite. Ne naten e hapjes, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se një nga arsyet e mbajtjes së këtij festivali në Tiranë ishte për të kujtuar pikërisht themeluesen e tij, Vjosa Berishën, por njëkohësisht për të pasur edhe Prishtinën më afër.

“Një nga arsyet për të pasur një edicion festivali, ishte patjetër për të kujtuar Vjosën, shoqen time dhe tonën, një njeri që ka lëne gjurmë me art, me njerëzit që dashuroi dhe frymës që përçoi në komunitetin tonë. Ajo ka qenë, siç e ka pasur emrin, Vjosë. Pra një lumë i rrëmbyer, i destinuar që të marrë përpara gjithë pengesat. Besoj se është nga të rrallat herë kur një njeri i qëndron vërtetë emrit të vet. Jam shumë i lumtur që për nder të Vjosës, t’i bëjmë edhe një nder Kosovës. Kemi një mundësi që ta trajtojmë marrëdhënien dhe raportin special qe kemi me Prishtinën, me Kosovën, jo si një nga 52 javët e vitit, por të mundohemi që në çdo javë te kemi ne Tirane shijen e Kosovës,” u shpreh Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, bashkëshorti i Vjosa Berishës, themelueses së festivalit në Prishtinë, Fatos Berisha, u shpreh se kjo është hera e dytë që PriFest vjen në Tiranë. Ai theksoi se këtë herë ky festival rikthehet këtu për të kujtuar një anë të Vjosës, ndërsa foli edhe për filmat që ai do të sjellë për publikun.

“Më vjen mirë që jemi këtu si “PriFest”. Unë jam këtu shumë shpesh si shok i Albanit, por si “PriFest” është hera e dytë. Tani po vijmë për të festuar, po vijmë dhe për të kujtuar një anë të Vjosës, që e ka sjellë një pjesë të vogël të Prishtinës në Tiranë, ose një pjesë të vogël të festivalit të filmit të Prishtinës në Tiranë. Filmat që do të shikoni janë fituesit e edicionit të sivjetshëm, që e kemi pasur në shtator. Jam shumë i lumtur që këtu janë bashkë kineastë dhe miq nga Tirana, nga Prishtina, nga Kosova, nga Shqipëria. Festivali e ka këtë mision të krijojë miqësi të reja, por dhe të mbajmë ato të vjetrat. Një ndër miqtë e festivalit, por edhe të Vjosës, ka qenë dhe është Erion Veliaj, i cili mundësoi që sot ne të jemi këtu, jo vetëm sot, edhe nesër e pasnesër”, deklaroi Fatos Berisha.

Nga ana tjetër, artisti Alban Nimani theksoi se bashkëpunimi mes Tiranës dhe Prishtinës po vazhdon në veçanti për shkak të mbështetjes së Bashkisë së Tiranës duke njoftuar një program shumë të mirë me filmat dhe artistët më të mirë. “Më vjen mirë shumë që po vazhdon bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Tiranës, sidomos në mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Sonte, nesër dhe pasnesër kemi një program shumë të mirë me filma, me kineastë, me artistë të Kosovës, Shqipërisë ku do të mblidhemi dhe të flasim që të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin”, tha ai.

Festivali i filimit PriFest u themelua nga Vjosa Berisha në vitin 2008 pas pavarësisë së Kosovës si një nevojë për të promovuar imazhin e saj kulturor dhe artistik si shtet i pavarur. Edicioni i parë i tij u mbajt një vit më vonë, në vitin 2009. Vjosa Berisha u nda nga jeta në qershor të vitit të kaluar pas një beteje të vështirë me sëmundjen./m.j

Next Post
Kandidat i vetëm, kujt po i lyp votën?! Meta drejt kutisë, voton veten kryetar të PL: Na jepni fuqi, t’ju japim llogari

Kandidat i vetëm, kujt po i lyp votën?! Meta drejt kutisë, voton veten kryetar të PL: Na jepni fuqi, t’ju japim llogari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In