Festivali i Filmit në Kanë këtë herë thjesht me një mini-edicion simbolik

A Cinema Csemec Ajuria 0 696x464

Festivali i Filmit në Kanë, i cili nuk mundi të zhvillohej në pranverë për shkak të krizës shëndetësore, do të mbajë një edicion të jashtëzakonshëm të vogël në fund të tetorit, me shfaqjen e katër filmave nga zgjedhja zyrtare “Cannes 2020”.

Ky mini-festival do të hapet në Pallatin e Festivaleve me “Un triomphe” nga Emmanuel Courcol me Kad Merad, në prani të ekipit të filmit dhe do të përfundojë me “Les Deux Alfred” nga Bruno Podalydès, në prani të regjisores dhe aktores kryesore, Sandrine Kiberlain.

“Juria, përbërja e së cilës do të zbulohet së shpejti, do të japë “Palmën e Artë” për filmat me metrazh të shkurtër dhe çmimet “Cinéfondation” për talentet e reja”, theksuan organizatorët në një deklaratë.

Duke mos arritur të mbahej si çdo vit në maj, Festivali i Kanës u dorëzua duke botuar vetëm një listë me 56 filma që ishin pjesë e zgjedhjes zyrtare të tij 2020.

Në Kanë, festivali më prestigjioz i filmit shpreson të rifillojë ecurinë e tij normale vitin e ardhshëm dhe të mbahet nga 11 deri më 22 maj, për edicionin e tij të 74-të.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com