• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Festimet” që përjetohen si sulm ndaj Berishës

by Mero Baze
29/12/2023 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një sulm nga njerëzit e Berishës ndaj kujtdo që shikohet duke festuar këto ditë, kryeisht nga institucionet e drejtësisë pao kundërhstarët e tyre në opozitë.

Një festë e Partisë Demokratike të Bashës në një klub të Tiranës me rastin e vitit të ri shkaktoi stuhi tek disa figura të partisë së Berishës duke e quajtur atë një herezi kundër hallit që ka kapur Berishën.

Po ashtu portali i familjes Beirsha ka masakruar një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese pse është fotografuar duke vallëzuar në festën e krishtlindjeve me kolegët e saj të Gjykatës.

Ideja se Shqipëria nuk duhet të festojë për shkak të hallit të Sali Berishës, nuk ka të bëj me gjendjen e tyre shpirtërore. Kjo do të ishte e pranueshme, pasi tregon se ata janë njerëz të sinqert që e përjetojnë rënd arrestimin e Berishës dhe janë gati të lënë bukën dhe ujin derisa ky ndëshkim të pezullohet.

Është dhe më keq se kaq.

Ata janë të shqetësuar se mendojnë që njerëzit festojnë se po arrestohet Berisha e jo se janë festa. Pra ata kanë idenë se bota rrotullohet rreth Sali Berishës dhe jo rreth diellit dhe se viti i ri nuk mund të jetë festë edhe pse është në kalendarin e festave vjetore, por është një sebep të festohet meqë po dënohet Berisha.

Të autosugjestionuar ngaqë fati i jetës së tyre është i lidhur me Berishën, ata janë shumë të hutuar që bota, nuk është e shqetësuar për fatin e tij. Edh pse kanë mbetur shumë pak, as 100 vet gjithsej që i shkojnë pas dhe i rrinë roje tek rrugica e pallatit, ata prap nuk e besojnë dot, që Berisha është një i vdekur i pakallur për shqiptarët dhe shoqërinë shqiptare në tërësi dhe askush nuk e llogarit atë si pjesë të jetës së tyre.

Dhe kur përballen me një shoqëri normale si kjo e jona, ata shqetësohen.

Nuk e kuptojnë dot se si njerëzit shkojnë në dyqane, blejnë dhurata dhe ushqime për vit të ri, urojnë njëri tjetrin, shkojnë festojnë me kolegë në restorante madje dhe harbohen duke vallëzuar, dhe nuk u shkon mendja që tek rrugica “Mustafa Matohiri” (Dhe emrin e rrugës ja kanë gjetur komunist nga Tepelena), në një pallat në katin e katërt, udhëheqësi i tyre do të mbyllet në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion.

Kjo gjë është ende e papranueshme për trurin e tyre.

I vetmi fat është se këta janë gjithsej rreth 100 talibanët  e fundit në këtë vend. Mendo të ishim shumicë në këtë vend. Do ta kishim zili dhe Afganistanin.

Next Post
Kurti: Kosova ka qeveri pa lidhje me krimin. Sikur t’i kishim prokurorët më të guximshëm e gjykatësit më punëtorë, do ishim kampionë europianë

Kurti: Kosova ka qeveri pa lidhje me krimin. Sikur t’i kishim prokurorët më të guximshëm e gjykatësit më punëtorë, do ishim kampionë europianë

Comments 1

  1. Irroshi says:
    3 years ago

    Edhe pak muaj dhe talibanëve e Shqipërisë do të quhen Mohikanët e fundit. Mirë po e thua Mero.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

August 24, 2026
Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

August 24, 2026
Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

August 24, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

August 24, 2026
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com